Era e fortë në det, vonohet trageti Brindisi-Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 11-02-2019 Era e fortë në det, vonohet trageti Brindisi-Vlorë

Si pasojë e erës së fortë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë është njoftuar se do të mbërrijë në mesditë dhe jo në orarin zyrtar 07:00.

Në portin e Vlorës aktualisht era gjeneron dallgëzim të lartë, ndërsa lundruese janë në rad.

Ndërkohë, kapiteneria e portit Vlorë ka njoftuar të gjithë qytetarët që disponojnë mjete lundruese, ti sigurojnë ato.

Njoftimi i plotë:

Kujdes moti ne det serish perkeqesohet

per kete arsye :

Drejtoria e Pergjithshme Detare informon lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe diten e hene 11 shkurt 2019, bregdeti yne do te perfshihet nga erera me shpejtesi deri 60 km/h nga drejtimi Jug-JugPerendim forca detit 7 shkalla Boufort ne det te hapur.

Te gjithe subjektet qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise.

Siguria juaj eshte e rendesishme per ne!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunimi i mjekut në QSUT, reagon Manastirliu: Akt barbar, duhen ndryshime në Kodin Penal
Minatorët 'ultimatum' Ramës: Deri më 22 shkurt... »
Article Logic
Execution time: 0.027240037918091
array(1) { ["section"]=> string(56) "era-e-forte-ne-det-vonohet-trageti-brindisi-vlore-152352" }