Era, e vogla e Ilir Metës e Monika Kryemadhit: Më mungon banda ime

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:08 02-12-2017 Era, e vogla e Ilir Metës e Monika Kryemadhit: Më mungon banda ime

Era Metaj, më e vogla e familjes Meta, ndjen mungesën e vëllait e motrës së saj.

E mbytur nga malli, Era Metaj publikon një foto me vëllain dhe motrën e saj duke e shoqëruar me ikonën e lotëve.

“Më mungon banda ime”! Kështu i cilëson Era, Besartin dhe Borën të cilët për arsye studimi jashtë shtetit, kanë lënë Shqipërinë.

Era nga ana tjetër jeton këtu dhe shfaqet shpesh publikisht edhe në krah të babait të saj, Presidentit Ilir Meta.

Dalja më e fundit ishte në pritjen e organizuar në Presidencë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, ku vajza e vogël e Ilir Metës qendroi krah tij gjatë gjithë kohës, si një zonjë e parë.

eraaa1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050342082977295
array(1) { ["section"]=> string(71) "era-e-vogla-e-ilir-metes-e-monika-kryemadhit-me-mungon-banda-ime-101675" }