Era Istrefi përballë 3 gjigandëve të muzikës botërore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:09 17-02-2016 Era Istrefi përballë 3 gjigandëve të muzikës botërore

Në rast se menduat se Era ka arritur kulmin e saj me njohjen dhe suksesin jashtë vendit, mendohuni përsëri, pasi ajo tani vetëm sa ka filluar. Artistja e talentuar, pas hiteve të njëpasnjëshme që e kthyen në një nga emrat kryefjalë të botës së spektaklit shqiptar, tashmë ka filluar të pushtojë edhe tokat e huaja, me këngën “Bonbon” që tërhoqi shumë vëmendje drejt saj.

Duket se nuk ishin vetëm fansat apo thjesht shijuesit e muzikës ata që e pëlqyen bukuroshen 21 vjeçare pasi së fundmi mësohet se jo një, por plot 3 shtëpi diskografike me famë botërore janë të interesuara për të siguruar përfaqësimin global të Erës.

Burime pranë “Nesër”, kompanisë që menaxhon Erën, bën me dije për “InTv” se gara për të marrë artisten shqiptare është bërë më e ethshme se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për tre emra si Sony Music, Island Record Group dhe Republic Records. E thënë shkurt, Era sapo u ngjit në majë, aty ku qëndron vetëm ajka e muzikës. Mjafton të përmendësh faktin se Sony ka nën përfaqësinë e saj artistë si Rihanna, Beyonce apo Chris Brown.

Sony është kompani mbarëbotërore, ndërsa britanikja Island dhe Republic veprojnë nën kujdesin e Universal Music Group.

Kë do të zgjedhë Era? Na mbetet vetëm të presim, edhe pse nisur nga prestigji, të refuzosh Sony-n duket në kufinjtë mes guximit dhe çmendurisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.077733993530273
array(1) { ["section"]=> string(59) "era-istrefi-perballe-3-gjigandeve-te-muzikes-boterore-32771" }