Era, vajza e Ilir Metës habit të madh e të vogël me postimin e saj: Më falni që ju prisha gjakun

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:54 26-12-2015 Era, vajza e Ilir Metës habit të madh e të vogël me postimin e saj: Më falni që ju prisha gjakun

Era Meta, vajza e Ilir Metës ka habitur të madh e të vogël me postimin e saj për Krishtlindje. Ndonëse vetëm 10 vjeçe, mendimet e Erës janë të qarta, e fjalët të ndërlidhura bukur. Era thotë në shkrimin e saj se këto Krishtlindje nuk ishin si ato të viteve më parë, ndërsa flet për mungesën e Imzot Rrok Mirditës i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

"Merry Christmas. Gëzuar të gjithëve! Kjo ishte një krishtlindje e bukur por jo si ato të kaluarat që unë kam kaluar gjatë këtyre viteve. Sot isha në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Katolike prandaj ju kërkoj falje të gjithëve për vonesën e postimit e për çdo mëkat timin që kam bërë që mund të ketë lidhje me ju. Kjo Krishtlindje mu duk bardh e zi por me mungesën e të nderuarit Imzot Rrok Mirdita unë nuk u ndjeva mirë sepse atë e kam patur si një person që mund t’i tregoja gjithçka dhe ai gjithmonë më ndihmonte për ndonjë zgjidhje.

Prandaj ai është një person goxha i veçantë për mua por jo vetëm për mua por të gjithë. Ju kërkoj falje që ju prisha pak gjakun me këtë shkrim por nuk mund të rezistoja më. Edhe njëherë gëzuar Krishtlindjet e fat e mbarësi pafund", përmbyll Era.

era1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025536775588989
array(1) { ["section"]=> string(100) "era-vajza-e-ilir-metes-habit-te-madh-e-te-vogel-me-postimin-e-saj-me-falni-qe-ju-prisha-gjakun-28607" }