"Erashka e Harpave", vjen në Shqipëri orkestra e parë në botë vetëm me harpa. Tur koncertesh në Tiranë e Vlorë

Publikuar tek: kulture-art, më 22:10 07-04-2017

Erashka e harpave, “Ventaglio d’Arpe” një nga orkestrat e para në botë vetëm me harpa, vjen me një tur koncertesh për herë të parë në Shqipëri.

Orkestra “Ventaglio d’Arpe” vjen falë Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri. Koncertet do të zhvillohen në kryeqytet tek Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse, ditën e Shtunë dt 08 Prill ora 19.00 ndërsa të dielen  në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, në Bashkëpunim me Bashkinë dhe Konsullatës e Italisë në Vlore!

lindur në vitin 2004 nga imagjinata dhe profesionalizmi i profesoreshës Patrizia Tassini që e drejton. Orkestra është e përbërë tërësisht nga studentët e saj dhe nga ish-studentë. Një grup i përhershëm me vetëm harpa klasike, një realitet absolutisht unik në të gjithë botën, falë aftësisë së anëtarëve të saj dhe për numrin që shkon nga 15 në 20 elementë.

fq3fq3fwefwe.jpg

Orkestra është një margaritar për Udine-n dhe për Friuli Venezia Giulia-n dhe janë më tepër se nëntëdhjetë koncerte të mbajtur deri më tani, që e kanë çuar Ventaglio d'Arpe të japë koncerte në Itali edhe jashtë vendit, duke marrë gjithmonë duartrokitjet entuziaste të publikut dhe kritikës, të përfshirë nga bukuria e tingujve dhe nga prania e jashtëzakonshme skenike e një grupi kaq të madh harpash. Interpretimi i pjesëve të zgjedhura për orkestër është gjithmonë origjinal dhe ka marrë gjithmonë, në dyja rastet, komplimentet më të sinqerta nga ana e vetë autorëve, si Alfredo Rolando Ortiz (për la Venezuelana) dhe Bernard Andres (për la Ragazza).

Në programin e koncerteve në Shqipëri është përfshirë dhe një pjesë e kompozuar posaçërisht për ansamblin nga kompozitori shqiptar Aulon Naçi i cili është dhe ideatori i   projekti me mbështetjen e plotë të institutit Italian te kultures ne Tirane! Ansambli ka në cv-në e vetë pesë produksione muzikore. Programi përmban muzikë nga Vangelis, Antonin Dvorak, P Çajkovski, Aulon Naçi, Rossini, Bizet, Ortiz, Andres, Pizzolla, Piovani, Shermann, etj. Dirigjente e orkestrës është Patrizia Tassini dhe flaut Giorgio Marcossi.

Instrumentistë të tjerë janë Valentina Baradello, Erika Bersenda, Stefano Boccia, Federica Casolin, Eugenia Ceschiutti, Arianna Cicutto, Sonia Dainese, Alice Martina, Davide Martincigh, Emma Vittoria Melchior, Maria Eleonora Nardi, Laura Pandolfo, Stefania Scapin, Fiamma Tiss, Tadeja Kralj, etj. Në vijim të jetës së saj artistike orkestra vjen këto ditë në Shqipëri, ndërsa në Italia vijon një aktivitet të larmishëm artistik në skena të ndryshme.

wqhehwerhwrhjdrr.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatos Lubonja: Jam frymëzuar nga Ismail Kadare, burgu ishte mbijetim për shkrimtarët që bashkëpunuan me regjimin
Çmimi “Letërsia Shqipe”, Kosova për Kadarenë: “Udhëheqës shpirtëror” »
Article Logic
Execution time: 0.021205902099609
array(1) { ["section"]=> string(112) "erashka-e-harpave-vjen-ne-shqiperi-orkestra-e-pare-ne-bote-vetem-me-harpa-tur-koncertesh-ne-tirane-e-vlore-74466" }