“…Erdha vonë te ty”, libri që hedh vështrimin mbi njerëzit e thjeshtë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:25 19-11-2016 “…Erdha vonë te ty”, libri që hedh vështrimin mbi njerëzit e thjeshtë

“...Erdha Vonë tek ty" duket si titulli i një romani, që në dukje të parë të tregon rrugëtimin e dikujt, që dicka ka humbur... në fakt "erdha vonë tek ty", është titulli i librit me publicistikë, reportazhe historik e kulturor, të shkruar e botuar nder vite nga gazetari dhe reporteri Besim Dybeli.

Në një ambjent me miq, kolegë e familjarë të tij, pasditen e kësaj të premteje, është promovuar në qytetin e Elbasanit vëllimi i parë i gazetarit Dybeli, që përban një seri reportazhesh, që trajtojnë tematika të ndryshme, ndërsa në qendër të tyre qëndron profili i njerëzve të thjeshtë e i atyre që jetën e ndërtojnë përtej kontureve të metropolit. Në fjalën e hapjes, Kryetari i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Cipa ka shprehur vlerësime maksimale për punën e koelgut Dybeli, i cili për më shumë se tre dekada punë në media, ka ruajtur me fanatizëm figurën e gazetarit reproter. Ndaj sipas Z.Çipa, ky libër është një vlerë e shtuar, që trajton një nga zhanerët e harruar të gazetarisë shqiptare, atë të reportazhit. Libri, “Erdha vonë tek ty", i gazetarit Besim Dybeli, është provë dhe argument për një qasje të tillë.

“Ky libër me tekstet e hulumtuara nga arkiva personale dhe koleksioni i punës mbi 25 vjeçare në cilësinë e reporterit vendor, atij të shtypit ditor kombëtar dhe në përvoja të tjera shkrimore, ka vlerën reale të një antologjie atipike"- u shpreh ndër të tjera Aleksandër Cipa.

Miq dhe kolegë të Besim Dybelit, si Mentor Kikia, Anila Basha apo dhe njerëz të tjerë të fushës së medias dhe letrave, kanë vlerësuar këtë prurje të re, që i shtohet botimeve shqipe, duke e sygjeruar këtë tekst deri për qëllime studimore në degët e shkencave të komunikimit dhe gazetarisë. Vetë autori Besim Dybeli, u shpreh se ky është vetëm fillimi i një serie botimesh, që do të vijojnë me të tjerë libra.

15128756_10155383616343765_1134433822_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali/ Firma private shkatërron nëntokën arkeologjike në Sarandë, ministria e Kulturës hesht
Apeli urgjent i profesorit: Shpëtoni vëllezërit Frashëri… »
Article Logic
Execution time: 0.023895978927612
array(1) { ["section"]=> string(71) "erdha-vone-te-ty-libri-qe-hedh-veshtrimin-mbi-njerezit-e-thjeshte-60060" }