“Erdhi koha për luftë”, Balla i përgjigjet Ndrenikës: PS nuk bojkoton mbledhje, ju përdorin MISH PËR TOP

Publikuar tek: politike, më 15:24 13-06-2018 “Erdhi koha për luftë”, Balla i përgjigjet Ndrenikës: PS nuk bojkoton mbledhje, ju përdorin MISH PËR TOP Robert Ndrenika dhe Taulant Balla

Pas kërcënimeve të artistit të madh Robert Ndrenika se lufta për çështjen e Teatrit Kombëtar ka filluar pasi Grupi Parlamentar i PS ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Medias dhe Edukimit, ka ardhur edhe reagimi i Taulant Ballës.

 

Balla theksoi se aktorët po përdoren si mish për top nga opozita, ndërsa ka shtuar se mbledhja është zhvilluar pa njoftuar askënd dhe në kundërshtim të plotë me ligjet e Kuvendit.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS, Partia Socialiste nuk bojkoton mbledhje, duke ironizuar kështu edhe opozitën.

REAGIMI:

I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ecën mes plehrash në Porto Romano: Apokalips! I thotë Dakos: Brenda 18 muajsh...
Deklarata e Metës për Teatrin, zyrtari i LSI i del kundër: Nuk të kuptoj (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.023699045181274
array(1) { ["section"]=> string(106) "erdhi-koha-per-lufte-balla-i-pergjigjet-ndrenikes-ps-nuk-bojkoton-mbledhje-ju-perdorin-mish-per-top-124245" }