“Erdhi në intervistë me rrobat e pikturimit" Forbes shkruan për Ramën: I pazakontë

Publikuar tek: politike, më 15:21 17-04-2018 “Erdhi në intervistë me rrobat e pikturimit Edi Rama, kryeministër

Kryeministri shqiptar u paraqit në zyrat e tij në Tiranë për intervistën tonë të veshur me ato që ai i quajti "rrobat e tij të pikturimit" - këmishë të punuar me xhinse, me zbukurime të lehta.

Kështu e nis artikullin e saj revista prestigjoze amerikane “forbes” ndërsa shton se Edi Rama e kishte kaluar në atelienë e një miku, siç bën një herë në muaj, për të ushqyer pasionin e tij të hershëm,.

”Tani Shqipëria kërkon t’i bashkohet Europës”, shkruan ndër të tjera revista prestigjoze.

”BE sapo ka njoftuar se Shqipëria do të fillojë bisedimet e anëtarësimit në fund të qershorit, pasi të ketë marrë edhe miratimin e 28 vendeve të BE-së dhe kryeministri Rama ka besim për këtë miratim dhe tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani”, shkruan ”Forbes” ndërsa citon edhe deklaratën e kryeministrit për të dorëhequrit nga sistemi i drejtësisë.

“Ne kemi nisur procesin e vetingut për gjykatësit dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar. Njëri, për shembull, u largua sepse nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Do t’i zëvendësojmë. Kemi shkolla të mira. Për këtë situatë ne kemi një fjalë të urtë që thotë ‘Më mirë djepi bosh se me djallin brenda’. 

Revista i kushton hapësirë edhe restorantit Mrizi i Zanave me pronar Altin Prengën si vendi ku gjendet ushqim tradicional ndërsa shton se krahas aktiviteteve të restoranteve dhe agritourizmit, ka shumë vende të tjera në Shqipëri ku mund të punohet. Revista evidenton se ka ende shumë punë për të bërë pasi ende mungojnë elementë të rëndësishëm të turizmit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surprizon deputetja e PD: Negociatat mund të ishin hapur edhe më përpara
Fleckenstein uron Shqipërinë: Rekomandim të pakushtëzuar nga BE! Jam i lumtur... (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746
array(1) { ["section"]=> string(86) "erdhi-ne-interviste-me-rrobat-e-pikturimit-forbes-shkruan-per-ramen-i-pazakonte-117188" }