Erdogan ‘ha’ presionet, Turqia liron pastorin amerikan

Publikuar tek: bota, më 16:42 12-10-2018 Erdogan ‘ha’ presionet, Turqia liron pastorin amerikan Pastori Andrew Brunson

Situata e tensionuar gati 2 vjeçare mes SHBA dhe Turqisë mesa duket ka filluar të qetësohet.

Një gjykatë turke ka vendosur ditën e sotme për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili prej dy vitesh mbahej i dënuar në Turqi me akuzat e terrorizmit, që prej trazirave të dhunshme të 2016.

Brunson, arrestimi i të cilit nxiti mosmarrëveshje diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s, ka hedhur poshtë akuzat e spiunazhit dhe terrorizmit dhe e mbrojti fuqishëm pafajësinë e tij. Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar vazhdimisht lirimin e tij dhe në gusht vendosën sanksione ndaj Turqisë, shkruan TIME.

Ai u akuzua për kryerjen e krimeve në emër të grupeve terroriste dhe lidhjeve të dyshuara me militantë kurdë të jashtëligjshëm dhe një rrjeti të udhëhequr nga një klerik turk me bazë në SHBA, i cili akuzohet për orkestrimin e përpjekjeve të grushtit të shtetit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie nga ballkoni dhe vdes gjatë xhirimit të filmit të Tom Hanks
Shpërthen në flakë treni me 500 pasagjerë në Gjermani, ka të lënduar (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.018733978271484
array(1) { ["section"]=> string(58) "erdogan-ha-presionet-turqia-liron-pastorin-amerikan-137579" }