Erdogan kërkoi "kokën" e tij, flet për herë të parë kreu i KMSH Skëndër Bruçaj

Publikuar tek: aktualitet, më 08:35 17-04-2018 Erdogan kërkoi

I përfolur si një nga njerëzit që ka lidhje me Fetullah Gulen, flet për herë të parë kreu i KMSH në Skëndër Bruçaj pas akuzave ndaj tij.

Kujtojmë se presidenti Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Rama “kokën” e Bruçajt. Presidenti turk shkruanin mediat e ka bërë këtë kërkesë si kusht për të marrë pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Ndërsa së fundmi Bruçaj foli për arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

I ftuar në “Zëri i Amerikës” pas një vizite në SHBA dhe leksioneve të mbajtur në disa universitete, kreu i KMSH foli për një imazh të dëmtuar të Kosovës, teksa la të kuptohet se Shqipëria nuk ka pse u bindet urdhërave të Erdogan pasi është një vend i lirë dhe sovran.

“Mund të them se ajo që ka ndodhur me arrestimet në Kosovë ka dëmtuar imazhin e Kosovës. Do ishte mirë që në çdo vend të respektohej ligji të drejtat e njeriut dhe te respektohej sovraniteti i atij vendi. Unë besoj që Shqipëria është një vend i lirë dhe sovran dhe e din mirë se çfarë është në interesin e tij si shtet dhe jam i sigurt që do vendosë çfarë është më mirë për kombin, për Shqipërinë.

E rëndësishme është që problemet politike që mund të ndodhin në Turqi apo në ndonjë vend tjetër ne shqiptarët nuk ua zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin dhe harmoninë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë duke respektuar edhe bashkëpunimin me shtetet e tjera”, theksoi Bruçaj.



Më shumë në këtë kategori: « Dy vëllezër marrin peng dhe rrahin BIZNESMENIN, ZBULOHET motivi (Çfarë ka NDODHUR)
99-vjetori i lindjes së “Heroit të Popullit”, Rrahman Parllaku, ja urimi i Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.0041408538818359
array(1) { ["section"]=> string(82) "erdogan-kerkoi-koken-e-tij-flet-per-here-te-pare-kreu-i-kmsh-skender-brucaj-117155" }