Erdogan: Në Ballkan ka njerëz që cënojnë paqen, acarimet në Maqedoni të zgjidhen me dialog

Publikuar tek: politike, më 12:43 13-05-2015 Erdogan: Në Ballkan ka njerëz që cënojnë paqen, acarimet në Maqedoni të zgjidhen me dialog

Presidenti i Turqisë Erdogan deklaroi në Tiranë se në Ballkan ka njerëz që duan të cënojnë paqen dhe sigurinë, duke thënë se edhe Turqia ka vuajtur shumë nga terrorizmi, ai u shpreh se është e rëndësishme që acarimet e krijuara në Maqedoni të zgjidhen përmes dialogut.

“Ne folëm edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Në Ballkan ka nga ata që duan të cënojnë paqen dhe sigurinë, prandaj ne u sigurojmë se është me shumë rëndësi paqja dhe siguria e Ballkanit. Dëshirojmë që acarimet e krijuara në Maqedoni të zgjidhen përmes dialogut dhe të sigurohet paqja parashikuar në Marrëveshjen e Ohrit. Turqia ka vuajtur shumë nga terrorizmi. Vazhdon lufta jonë ndaj tij. E dimë faturën e kësaj lufte. Nuk dëshirojmë që një faturë e tillë të paguhet nga vendet, pavarësisht se çfarë besimi dhe etnie kanë. Humbasim të dy palët, lufta është vdekje”, tha  Erdogan gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Bujar Nishani.

Ngjarjet në Kumanovë, i komentoi edhe  Nishani.

“Përcjell ngushëllimet e humbjes së jetëve në Kumanovë. Kriza në Maqedoni nuk duhet lejuar të vazhdojë më tej. Këtë ngjarje plot hije e paqartësi, që ka tronditur thellë Kumanovën dhe qytetarët e saj por edhe rajonin e më gjerë. Po kështu bëj thirrje për frenimin e menjëhershëm për ta në burim konflikti të paqenë dhe në vend të saj  përqëndrimin e energjive në zgjidhjen e saj të qartë e paekuivok sipas Marrëveshjes së Ohrit. Iu gjendemi pranë qytetarëve të Kumanovës. Shqipëria mbetet e vendosur për të punuar me të gjitha vendet e rajonit në funksion të paqes dhe sigurisë.’’, deklaroi NIshani.

Erdogan ka kritikuar edhe vendet e Bashkimit Europian për qëndrimin e mbajtur për emigrantët dyndur në Evropë nga vendet e përfshira në luftë.

“Po shohim se si po vdesin në mënyrë tragjike emigrantët që enden në detin Egje e më gjerë. Duket qartë se çfarë qëndrimi po mban Europa për ta. Unë e them si president i një vendi kandidat në BE. Jemi djegur prej këtyre gjërave. A mund të mos jemi të ndjeshëm ndaj personave pa strehë. A nuk duhet që edhe vendet e zhvilluara të prodhojnë një zgjidhje për këta njerëz? Edhe ata kanë detyrimet e tyre, ne themi që secili vend duhet të ketë detyrimin e vet. Unë i kushtoj rëndësi marrëveshjes së sigurisë që u nënshkrua sot mes dy vendeve”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia ka shpenzuar mbi 5 miliardë dollarë për 2 milionë emigrantët nga Siria dhe Iraku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meidani kritikon Ramën: Po shkel Kushtetutën me thirrjen ''të gjithë votat socialistëve''
Berisha: Shqiptarët të mos mbajnë shtetin e “SMaqedonisë” që shumica nuk e do »
Article Logic
Execution time: 0.01816987991333
array(1) { ["section"]=> string(94) "erdogan-ne-ballkan-ka-njerez-qe-cenojne-paqen-acarimet-ne-maqedoni-te-zgjidhen-me-dialog-11053" }