Erdogan: Në Shqipëri ndjehem si në shtëpi, Rama mik i shtrenjtë

Publikuar tek: politike, më 14:28 13-05-2015 Erdogan: Në Shqipëri ndjehem si në shtëpi, Rama mik i shtrenjtë

Falenderues për disa herë rradhazi ka qenë presidenti i Turqisë Erdogan në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Rama. Presidenti tha se në shqipëri ndjehej si në shtëpinë e tij ndërkohë që vuri theksin te hapat e rëndësishëm të bashkëpunimit midis dy vendeve. Erdogan e cilësoi kryeministrin Rama “një mik të shtrenjtë” dhe shprehu dëshirën e tij për firmosjen e marrëveshjes strategjike që në kohën kur ai ishte kryeministër.

“Qëkur kemi shkelur në tokën shqiptare ndjehemi si në shtëpinë tonë. Jam shumë i bindur që pas këtij takim me një mik të shtrenjtë si Edi Rama do hidhen hapa shumë të rëndësishëm bashkëpunimi. Marrëveshjen strategjike do e firmosnim kur isha kryeministër por nuk mundëm për shkak të tragjedisë. Tani jam këtu si presidenti i Turqisë por uroj që ta përmbyllim shumë shpëjt këtë marrëveshje. Pas pak do hedhim themelin e xhamisë së Namazgjasë dhe përsa i përket çështjes së ripërtëritjes së Parlamentit kjo do jetë një pikë kthese. Projekti arkitektonik është gati tashmë”, u shpreh Erdogan.

Më herët Erdogan zhvilloi një takim edhe me presidentin Nishani të cilit i pohoi gjithashtu se Shqipëria për të ishte “si shtëpia e dytë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Shqiptarët të mos mbajnë shtetin e “SMaqedonisë” që shumica nuk e do
Meta premton në Vorë: Brenda 2017-ës nuk do ketë grua dhe vajzë të pa punë »
Article Logic
Execution time: 0.14951801300049
array(1) { ["section"]=> string(67) "erdogan-ne-shqiperi-ndjehem-si-ne-shtepi-rama-mik-i-shtrenjte-11066" }