Erdogan pas shpërthimit në Ankara: Shteti turk nuk do të bëjë hapa mbrapsht

Publikuar tek: bota, më 11:23 14-03-2016 Erdogan pas shpërthimit në Ankara: Shteti turk nuk do të bëjë hapa mbrapsht

Pas shpërthimit të fuqishëm pranë stacioneve të autobusëve në një nga lagjet kryesore të Ankarasë ku kanë humbur jetën 37 persona deri tani, Presidenti turk, Rexhep Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të bëjë hapa mbrapsht.

“Këto sulme terroriste përforcojnë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorismin. Shteti turk nuk do të bëjë hapa mbrapsht kurrë për të mbrojtur vetëveten dhe qytetarët. Organizatat terroriste që po humbasin luftën ndaj forcave turke, u bëjnë keq qytëtarëve të pafajshëm”, ka deklaruar Erdogani, pas sulmit në Ankara.

Në shpërthimin në Ankara, kalimtarë të rastësishëm humbën jetën, ku rreth 23 prej tyre ndërruan jetë në spital. Ky është sulmi i dytë i fuqishëm që pas shpërthimit të një autobusi, po në Ankara, në shkurt, ku humbën jetën 29 vetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018977880477905
array(1) { ["section"]=> string(80) "erdogan-pas-shperthimit-ne-ankara-shteti-turk-nuk-do-te-beje-hapa-mbrapsht-35029" }