Erdogan pranon zyrtarisht humbjen e Stambollit, uron kundërshtarin 

Publikuar tek: rajon, më 23:43 23-06-2019 Erdogan pranon zyrtarisht humbjen e Stambollit, uron kundërshtarin  Fituesi i zgjedhjeve ne Stamboll, Ekrem Imamoglu, nga partia e CHP

Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim AKP, ka zyrtarizuar humbjen në zgjedhjet e përsëritura për Stambollin.

Kandidati i partisë opozitare CHP, Ekrem Imamoglu, ka fituar 54% të votave, të përgjithshme.

Ai kishte fituar edhe zgjedhjet lokale të mbajtura në muajin mars, të cilat u anuluan, pasi AKP e presidentit Erdogan ankimoi zgjedhjet për parregullsi zgjedhore.

Kundërkandidati i Imamoglu, Binali Yildirim ka pranuar humbjen. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka përgëzuar fituesin e këtyre zgjedhjeve.

‘E uroj Ekrem Imamoglun, që ka fituar zgjedhjet, bazuar në rezultatet preliminare’, ka shkruar ai në Twitter.

Gjatë fjalimit të fitores, Imamoglu tha se rezultatet e zgjedhjeve shënojnë një fillim të ri si për qytetin e Stambollit, ashtu edhe për të gjithë Turqinë.

Imamoglu u shpreh se është i gatshëm të punojë me presidentin Erdogan, duke thënë se: ‘zoti president, jam i gatshëm të punoj në harmoni me ju’.

Sipas rezultateve, Imamoglu udhëheq me mbi 775 mijë vota, që shënon një ngritje të madhe krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në muajin mars, ku ai kishte fituar me një diferencë prej 13 mijë votash.

Imamoglu është nga Partia Republikane dhe ka qenë më parë kryetar i qarkut Beylikduzu të Stambollit.

Kundërkandidati i tij është Binali Yildirim, një ndër themeluesit e AKP, i cili ka qenë edhe kryeministër i Turqisë prej vitit 2016 deri më 2018 dhe ka shërbyer edhe si ministër i Transportit dhe kryetar i Parlamentit turk.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071139335632324
array(1) { ["section"]=> string(72) "erdogan-pranon-zyrtarisht-humbjen-e-stambollit-uron-kundershtarin-169458" }