Erdogan: ‘Rrjedha Turke’ është pezulluar nga ne dhe jo nga Rusia

Publikuar tek: bota, më 17:46 05-12-2015 Erdogan: ‘Rrjedha Turke’ është pezulluar nga ne dhe jo nga Rusia

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan morri pjesë në "Ceremoninë e mbylljes së Javës së Inovacionit të Turqisë" dhe "Ceremonia e çmimeve Improve Globale dhe Kampionët e Inovacionit të Turqisë" në Qendrën e Kongresit të Stambollit.

Duke theksuar se Turqia nuk është një vend me burime të larta energjitike Erdoğan u shpreh: ''Në fushën e energjisë ne jemi të varur nga importi. Pas daljes së problemit me Rusinë, të gjithë menduan nëse do ta mbyllë apo jo gazin. Përse? Sepse për ngrohje dhe prodhim të energjisë ne përdorim gaz natyrorë dhe furnizuesi më i madh për këtë është Rusia. Dua të nënvizoj faktin që është e vërtetë që ne marrim 98 përqind të gazit natyrorë dhe 90 përqind të naftës nga importi. Furnizuesi më i madh i gazit është Rusia dhe furnicuesi më i madh i naftës është Iraku, por kjo nuk do të thotë që ato janë të vetmit'', transmeton AA.

''Çdokush duhet të dijë që Turqia nuk ëhstë një shtet do si do. Ne i kemi paralajmëruar ata që mundohen të bëjnë operacione brenda kufinjëve të sovranitetit tonë. Këto paralajmërime janë bërë disa herë dhe jo një, dy apo tre herë. Por duke pasur parasyshë të gjitha këto doli një përfundim i tillë'' shtoi më tej Erdoğan në fjalën e tij.

Duke nënvizuar faktin që në lidhje me projektet e mëdha mes Turqisë dhe Rusisë akoma nuk ka ndonjë shenjë që mund të preken Erdoğan në vazhdim tha: ''Kohët e fundit në media qarkullojnë disa lajme ku thuhet se Rusia i ka dhënë fund projektit të rrejdhës turke. Mos u beosni të tilla lajmesh të rreme. Ky projekt është ngrirë nga ana jonë për shkak se nuk na janë plotësuar disa kushte. Në lidhje me këtë duhet të dini të vërtetën. Për këtë arsye ngjarjet e fundit nuk kanqë pas diçka negative në lidhje me dkëtë problem. Krahas këtyre në nuk duam të ndikojmë për rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë. Tani ne nuk flasim as me gjuhën e tyre. Ne po flasim me gjuhën e diplomacisë. Në këtë temë ne jemi të durueshëm. Ne jemi kombëtarë dhe e dimë shumë mirë se ku dhe si do të flasim për shtetin tonë''.

''Turqia nuk është një shtet që mund të shembet me këto gjëra''

''Duke parë që të gjithë nga çdo anë i ngritën embargo Rusisë për furtat, perimet dhe të gjitha ushqimoret ne nuk e bëmë këtë'' tha Erdoğan dhe në vazhdim u shpreh:

''Ne vazhduam ti dërgojmë të gjitha. Dhe kur na pyetën se përse i dërgoni ne i'u përgjigjëm duke thënë se ju jeni ortaku jonë strategjik dhe për këtë arsye po jua dërgojmë. Tani shikoni në tekstet e lajmeve ku ata thonë që ne nuk marrim produktet e tesktileve dhe të tjerat të Turqisë. Këto janë veprime me ndjenja dhe jo mendje. Turqia nuk është një shtet që mund të shembet me një miliard dollar tregëti që bëni ju. Edhe nëse nuk i merr nuk ka problem. Dalin tregje të reja dhe ashtu sikurse vihet re janë duke dalë.

Erdoğan në fjalën e tij tha gjithashtu se Turqia e ka kaluar tashmë pragun kritik dhe se bota e sotme nuk është bota e djeshme. Ai nënvizoi faktin që edhe Turqia nuk është më Turqia e djeshme. ''Duke pasur parasyshë momentin se ku jemi ata të cilët janë miq me ne vetëm të mira kanë, ndërsa ata që janë armiq me ne vetëm humbje kanë. Ne po përparojmë me hapa të sigurtë me zemër dhe shpirt' shtoi Erdoğan në përfundim të fjalës së tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12876605987549
array(1) { ["section"]=> string(67) "erdogan-rrjedha-turke-eshte-pezulluar-nga-ne-dhe-jo-nga-rusia-27033" }