Erdogan vjen me "ushtri" në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 16:01 12-05-2015 Erdogan vjen me

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të vendit.

Erdogan do ta nisë axhendën e takimeve në orën 11:30 ku do të pritet nga homologu shqiptar, Bujar Nishani. Rreth dy orë më pas, Nishani dhe Erdogan do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa në orën 14:00 është parashikuar të mbahet takimi me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas këtij takimi, Erdogan do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, takimi i cili do të zhvillohet rreth orës 16:30.

Në këtë vizitë bie në sy numri i madh i delegacionit që shoqëron presidenti turk, pasi bëhet fjalë për rreth 120 persona. Vizita e Erdoganit në Shqipëri do të mbyllet në orën 22:30.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon ambasadorin e ri të Izraelit
Deputetëve u ndalohen fyerjet dhe përdorimi i telefonit »
Article Logic
Execution time: 0.033149003982544
array(1) { ["section"]=> string(38) "erdogan-vjen-me-ushtri-ne-tirane-10983" }