Erdogani rimori kontrollin pas dështimit të grushtit të shtetit, por thellohet bilanci i të lënduarëve (TE DHENAT E FUNDIT)

Publikuar tek: bota, më 09:27 16-07-2016 Erdogani rimori kontrollin pas dështimit të grushtit të shtetit, por thellohet bilanci i të lënduarëve (TE DHENAT E FUNDIT)

Grushti i shtetit dështoi, presidenti Erdogan rimerr kontrollin. Megjithatë nga të gjitha përplasjet mes ushtrisë rebele dhe protestuesve, kanë mbetur 60 të vdekur në Turqi. Mes tyre janë 17 ushtarakë që ndihmuan në grushtin e shtetit. Në total janë 754 persona të arrestuar.

BILANCI 16 KORRIK, ora 09:25 (Sipas ''CNN'')

-Të paktën 60 të vdekur

-Të paktën 1000 të plagosur

-Të paktën 754 të arrestuar dhe 34 ushtarakë të shkarkuar

Edhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke deklaroi para shenjave konkrete se po merrte fund, se tentativa për grusht shteti kishte dështuar.

Kreu i Inteligjencës, Nuh Yılmaz, thase grushti i shtetit është kundërshtuar dhe ka dështuar. Megjithatë mbetet ende e paqartë situata aktuale në Turqi edhe pas rikthimit të Erdoganit, i cili ndodhej me pushime.

Mijëra njerëz dolen në rrugë duke iu përgjigjur thirrjes së Erdoganit, ndërsa bilanci i dëmeve nga kjo trazirë e papritur që nisi në orën 22:00 të mbrëmjes të së premtes është ende i paqartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.069378137588501
array(1) { ["section"]=> string(126) "erdogani-rimori-kontrollin-pas-deshtimit-te-grushtit-te-shtetit-por-thellohet-bilanci-i-te-lenduareve-te-dhenat-e-fundit-46761" }