ERE: Nga 1 shtatori qytetarët do të dëmshpërblehen për çdo mungesë të energjisë elektrike

Publikuar tek: ekonomi, më 14:17 23-06-2016 ERE: Nga 1 shtatori qytetarët do të dëmshpërblehen për çdo mungesë të energjisë elektrike

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE), pritet të miratojë një rregullatore të re që ka lidhje me cilësinë e shërbimeve të energjisë elektrike.

Sipas rregullores, duke filluar nga 1 shtatori 2016 , në rast të mosrespektimit te niveleve të cilësisë së shërbimit sipas nenit 16 te kësaj rregulloreje, operatori i sistemit është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit në vlerën 200 lekë.

Rregullorja ndryshon për kryeqytetin dhe për zonat e tjera.  Në rast se një klienti në Tiranë i ndërpritet energjia më shumë se 10 orë në vit duhet të kërkojë dëmshpërblim. Në qytete dhe fshatra të tjera veç Tiranës dëmshpërblimi për ndërprerjet kërkohet mbi intervalet 12-35 orë në vit.

Sipas rregullores çdo ndërprerje energjie më shumë se 15 minuta quhet ndërprerje e gjatë.
Pas verifikimit të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, kompensimi  do të kryhet brenda 30 ditëve  kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.
Në faturën e dërguar vlera e kompensimit duhet të jetë e përcaktuar nën emërtimin “Kompensimi i klientit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit ë përcaktuara nga ERE.

Pavarësisht se klientët do të dëmshpërblehen, kjo masë do jetë shumë e vogël në krahasim me dëmin që mund ti shkaktohet banorëve nga mungesa e energjisë elektrike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29637813568115
array(1) { ["section"]=> string(94) "ere-nga-1-shtatori-qytetaret-do-te-demshperblehen-per-cdo-mungese-te-energjise-elektrike-44365" }