Ergys Kaçe i jep fund aludimeve: Asnjë problem me De Biasin, për kombin tim gjithnjë i gatshëm

Publikuar tek: sport, më 22:31 10-09-2015 Ergys Kaçe i jep fund aludimeve: Asnjë problem me De Biasin, për kombin tim gjithnjë i gatshëm

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe i ka dhënë fund të gjitha aludimeve lidhur me një përplasje mes tij dhe tranjerit Gianni de Biasi, për shkak të mosaktivizimit të tij në dy ndeshjet e fundit që Shqipëria zhvilloi kundër Danimarkës dhe Portugalisë.

Sipas gazetave sportive në vend, Kaçe ka mbetur i pakënaqur me mosaktivizimin në ndeshjen kundër Danimarkës dhe pasi ka debatuar me teknikun italian, ka tentuar të largohet drejt Greqisë, duke braktisur grumbullimin me Portugalinë. Megjithatë, 22 vjeçari korçar ka theksuar se nuk e ka kundërshtuar tranerin De Biasin dhe se është i qartë me strategjitë e lojës që ai zhvillon. Më tej Kaçe shkruan se është gjithmonë i gatshëm për kombin e tij dhe kontributin do e jap ku të jetë e mundur.

“Marr shkas nga këto shkrime në rrjetet sociale apo dhe në gazeta që unë si Ergys Kaçe kam kundërshtuar tranjerin dhe nuk kam dashur që të grumbullohem në ndeshjen me Portugalinë. Unë deklaroj me bindje të plotë që nuk kam asgjë me tranjerin dhe unë jam shumë i qartë nga tranjeri Gianni De Biasi në strategjitë e lojes së tij. Unë për kombin tim do jem gjithmonë i gatshëm dhe do jap kontributin tim nga stoli ose dhe nga Tv në qoftë se është e mundur. Ju falenderoj përzemërsisht”, shprehet futbollisti shqiptar.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veprimi racist i basketbollistit malazez, gris në stadium flamurin serb (Video)
Tifozët shqiptarë thërrasin Messi dhe Irina, ja si reagon Ronaldo (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.024999856948853
array(1) { ["section"]=> string(98) "ergys-kace-i-jep-fund-aludimeve-asnje-problem-me-de-biasin-per-kombin-tim-gjithnje-i-gatshem-20498" }