Ergys Kaçe s’ka vend te PAOK, lihet jashtë skuadrës

Publikuar tek: sport, më 23:40 03-01-2017 Ergys Kaçe s’ka vend te PAOK, lihet jashtë skuadrës

Ergys Kaçe nuk bën pjesë në planet e stafit teknik të PAOK. Mesfushori korçar është lënë jashtë skuadrës në sfidën që ekipi i tij fitoi 1-0 në transfertë kundër Levadhiakosit.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit grek dhe Kaçe nuk u përfshi as një 18-she.

Një sinjal që tregon se 23-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Iviç.

E ardhmja e tij pritet të zgjidhet brenda pak ditësh, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që ai të luajë në Superligën shqiptare, ndonëse shanset janë shumë të vogla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019808053970337
array(1) { ["section"]=> string(56) "ergys-kace-s-ka-vend-te-paok-lihet-jashte-skuadres-64540" }