Erik Fullani ofendon Dalina Buzin, përgjigja e Anabel: S’ke faj se fshin djersët me karmonedha 500 euroshe

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:46 12-12-2016 Erik Fullani ofendon Dalina Buzin, përgjigja e Anabel: S’ke faj se fshin djersët me karmonedha 500 euroshe

Erik Fullani djali i ish-Guvernatorit Ardian Fullani, ka shpërthyer me fyerje e akuza ndaj revistës Anabel dhe drejtueses së saj Dalina Buzi pasi portali informativ ka publikuar fotot nga thyerja e pjatave gjatë ditëlindjes së 23 vjeçarit me 15 miq të tij, siç thotë ai vetë.

“Një portal K…si Revista Anabel me disa komentuese K…që ditën e hënë ora 1 nuk është asnjëri në punë për të fituar lekë dhe për tu bërë të dobishëm por e kanë mendjen si K…për të bërë komente, ofendime dhe mallkine. Nuk janë marrë kurrë me një cështje me të vërtetë shqetësuese për popullin por merren si k…me gjera që nuk I takojnë. Nuk merren kurrë me problemet vërtetë shqetësuese të këtij brezi por duan të fryjnë popullin dhe ta shtyjnë drejt urrejtjes dhe agresivitetit. Besoj se ata që më njohin e dinë se cfarë u fus K…unë. Ju dua shumë shumë dhe shumë falemnderit për urimet, jeni më të mirët. Ma bëtë këtë ditë akoma më special” shkruan Erik Fullani në rrjetin social IG.

I menjëhershëm ka qenë edhe qëndrimi i Anabel për këtë reagim të Erik Fullanit.

“Një shkrim i botuar sot nga Anabel ku flitej për ditëlindjen e djalit të ish-Guvernatorit të Bankës Shqiptare Ardian Fullani është pritur me zemërim nga vetë protagonist I ngjarjes, i cili në një postim të tijin në IG u shpreh me fyerje të rënda ndaj revistës dhe ndaj administrators së revistës Dalina Buzi” shkruhet në shkrimin e Anabel.

“Eriku vendosi vetë të bëhet publik…Një njeri që del në videot e Noizit dhe kërkon të futet në tregun e muzikës, nëse nuk kërkon vëmendje, nuk e di tjetër c’kërkon…Ai mund të jetë një cun i mrekullueshëm në jetën private, por kur bëhet fjalë për publikun, ti merr atë cfarë u jep…Dhe ajo cfarë ka dhënë ky djalë që nga fotoja e tij 500 euroshe menjëherë pas skandalit me Bankën ku babai I tij ishte Guvernator, kanë qenë vetëm pjesë të një stili jetese #thuglife ku s’ndodh asghë, vetëm reklamohen rripa Hermes, makina të shtrenjta, orë dhe puro. Të gjitha këto reklamohen për adoleshentë, kryesisht fansa të Noizit, shumica e prindërve të të cilëve, sa kushton një rrip, nuk marrin në vit” shkruan Anabel.

“Ti nuk na duhesh si artist sepse nuk ke asnjë prodhim artistic me influencë në muzikën dhe artin shqiptar, nuk na duhesh as si intelektual sepse ato që publikon nuk kanë asnjë vlerë përmbajtësore intelektuale madje as gramatikore për kombin e shoqërinë; nuk na duhesh as për rubrikat “meshkuj interesantë” se meshkujt që ne duam të promovojmë për lexueset femra, nuk I shajnë femrat k*rva portaleve” shkruan Anabel duke premtuar se në të ardhmen nuk do të shkruajë më për këtë personazh apo të tjerë si ai, që nuk thonë asgjë për shoqerinë.

Screenasdaw3f33tyyy_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025844812393188
array(1) { ["section"]=> string(110) "erik-fullani-ofendon-dalina-buzin-pergjigja-e-anabel-s-ke-faj-se-fshin-djerset-me-karmonedha-500-euroshe-62446" }