Erion Braçe akuzon “qeverinë”: I ka dhënë “bythlëpirësit” plot 69 milionë lekë të pamerituara

Publikuar tek: politike, më 13:08 07-11-2015 Erion Braçe akuzon “qeverinë”: I ka dhënë “bythlëpirësit” plot 69 milionë lekë të pamerituara Kryetari i komisionit te ekonomise Erjon Braçe

Erion Braçe kryetar i komisionit të Ekonomisë e ngre gishtin e akuzës nga qeverisja e vet, dhe konkretisht nga AMSHC – Agjencia Shtetërore e Mbështetjes së Shoqërisë Civile, që drejtohet nga Andi Kananaj dhe që sipas Braçes është duke “furnizuar” me para në shuma të majme jo shoqërinë civile, por organizata që kanë vepruar pranë Partisë Demokratike. 

Dhe konkretisht, akuzon Henri Çilin, pronar i UET i cili ka përfituar fonde nga qeveria edhe pse ka universitet privat. “Bythëlëpirësi më akuzon si një njeri që flas pa fakte. Janë faksimilet e ASHMC, ku praktikisht janë vendimet ku Fondacioni për Liri Ekonomike, I themeluar edhe ky nga Qendra UET, ka marrë dy herë nga 3.471.000 lekë. Dy projekte që kushtojnë fiks njësoj dhe që së bashku bëjnë 6.942.000 leke. Dhe me këtë shumë, "bythlëpirësi" është ndër më të paguarit nga AMSHC. Janë pak para për të? Po natyrisht, ai ka shumë para. Tani ku kam folur unë pa fakte?” bën pyetjen retorike Braçe.

Braçe thotë më pas se është i shqetësuar për mënyrën sesi ky njeri korrupton elitat, politike dhe studentore. Por sinjalet e akuzave të tij shkojnë edhe për AMSHC që drejtohet direkt nga kabineti i kryeministrit për median.

amshc1

amshc

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama pranon se qeverisjen e ka në një ‘’pikë kyçe’’: Ku jemi sot? S’themi dot se gjithçka është ‘’Rozë’’
“Le ta bëjnë testin e drogës, se mos pi mall unë”, Berisha ironi me Ramën, premton falje publike »
Article Logic
Execution time: 0.02323579788208
array(1) { ["section"]=> string(94) "erion-brace-akuzon-qeverine-i-ka-dhene-bythlepiresit-plot-69-milione-leke-te-pamerituara-24886" }