Erion Braçe, i vetmi socialist që flet për studentët: Gjithkush dje duartrokiti guximin, mirë bëri

Publikuar tek: politike, më 08:58 03-11-2015 Erion Braçe, i vetmi socialist që flet për studentët: Gjithkush dje duartrokiti guximin, mirë bëri Deputeti i PS, Erjon Braçe

Deputeti rebel Erion Braçe nuk mund të qëndronte pasiv pa shprehur mendimin e tij për incidentin e vezëve të studentëve dje ndaj kryeministrit Edi Rama. 

“Gjithkush dje duartrokiti guximin. Mirë bëri. Kat ë drejtë. Eshtë kohë tjetër, liria që deri dje pritej me pushkë, sot të bën guximtar, trim apo trime. Eshtë edhe çështjeje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit, lirinë e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon më tej duke agresuar. Kohët ndryshojnë dhe kohët kanë ndryshuar” thotë Braçe.

Deputeti socialist ka kujtuar kohën e katër viteve më parë kur shkruan se nëse do të kishte ndodhur kjo situatë “Berisha e Basha do i kishin pushkatuar”. “PD ata që i nxit i ka me revole, antitank, tritol; është e provuar dhe e dëshmuar kjo për vite me radhë. Berisha kryeministër dhe Basha ministër i vranë protestuesit, jo si këta por nga ata me asgjë në dorë e duar në xhepa” kujton Braçe revoltën e 21 janarit dhe vrasjen e katër protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Veç Berisha e Basha janë m’u aty, të pandeshkuar” shkruan Braçe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu kundër politizimit të protestës: Mos bëni kryengritjen e tjetrit, se nuk e bëni dot
Pas goditjes me vezë, Edi Rama ironi për Universitetin: Piramidë, lavdi zotit që nuk u arrit të jepej ''Nobel'' me lekë »
Article Logic
Execution time: 0.028118848800659
array(1) { ["section"]=> string(101) "erion-brace-i-vetmi-socialist-qe-flet-per-studentet-gjithkush-dje-duartrokiti-guximin-mire-beri-24547" }