Erion Braçe poston videon e festimeve në Divjakë, kapet keq me komentuesin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:08 05-07-2015

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka postuar në facebook një video të festimeve me valle e fishekzjarre të fitores së PS-së, por duket se atmosferën festive ia ka prishur një komentues i cili i shkruan “mos na kujto Salën me këto”, duke nënkuptuar festat e me fishekzjarre të shumta të ish-kryeministrit Berisha.

Ndërsa përgjigja e Braçes është e prerë:

“Po kujt i bëhet vonë se kë kujton ti? Po boll me këto dëngla se nuk emociononi kënd. Ata njerëz kanë gjithë të drejtën të gëzojnë siç ju do qefi! Kaq! Ty dhe kësaj tjetrës (komentuesja që i shkruan “po pra i kënaqe njerëzit me fishekzjarre o Erion”) po ju pëlqeu mirë, po sju pëlqeu punë e madhe shumë shkoni e shihni e shkruani kund tjetër!! Hajde.”

Komentuesi:

“Po mirë mo burrë mos e merr kaq seriozishtr se nuk u bë nami. Mandej nuk po më plas shumë se cfarë bëjnë ata, meqë po më kthen përgjigje në këtë mënyrë. Besoj nuk të ofendova.”

Braçe:

“Epo zhduku atëherë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027100086212158
array(1) { ["section"]=> string(79) "erion-brace-poston-videon-e-festimeve-ne-divjake-kapet-keq-me-komentuesin-15387" }