Erion Braçe sulmon keq Lulzim Bashën dhe Grida Dumën, njërin e quan ‘’kopil’’, tjetrën ‘’muzë erotike’’ të Sali Berishës

Publikuar tek: politike, më 08:02 07-12-2015 Erion Braçe sulmon keq Lulzim Bashën dhe Grida Dumën, njërin e quan ‘’kopil’’, tjetrën ‘’muzë erotike’’ të Sali Berishës

Erion Braçe sulmon keq Lulzim Bashën dhe Grida Dumën, njërin e quan ‘’kopil’’, tjetrën ‘’muzë erotike’’ të Sali Berishës.

Ja sulmi i plotë i deputetit socialist:

Dy njerëz pashë sot të bëjnë të fortin: Kopilin politik të Sali Berishës dhe muzën erotike të Sali Berishës!! Nuk është rastësi që të dy kanë të shkuar të tmerrshme.

I pari, një të shkuar të errët intime në Hollandë nga i ka buruar një pjesë e pasurisë, një të shkuar të errët profesionale në Kosovë me spiunllëqe antishqiptare nga i buron një pjesë tjetër e pasurisë, një të shkuar të afërt si ministër i Transportit me krime ekonomike të faktuara e të penguara për t’u gjykuar edhe pse arrijnë në mbi 320 milion dollarë nga buron një pjesë tjetër e pasurisë, një të shkuar kriminale si tradhëtar kur nënshkroi marrëveshjen që heq nga territori shqiptar mbi 300 kilometra katrorë, një të shkuar të afert si vrasës kur si ministër i Brendshëm vrau 4 shqiptarë të pafaj mu në mes të bulevardit dhe, një të shkuar fare fare të afërt si hajdut ordiner dhe keqbërësi më i madh në Tiranë në cilësinë e kryetarit të emëruar të Bashkisë, nga i buron dhe pjesa e shtuar e pasurisë së paligjshme!!

E dyta, me një të shkuar banale si biznesmenë ndërtimi ku shkëlqen një aferë e paparë mashtrimi dhe një dënim ekzemplar për një grua, unik për gratë biznesmene në këtë vend, një të shkuar të afërt fare si humbëse shembullore në një bashki nga të ekuilibruar deri tërësisht të anuar djathtas, përballë një kandidati në mandatin e tretë!!

Këta ordinerë që më 8 dhjetor nuk egzistonin kund. Kanë gjetur 8 dhjetorin si ditën e marshimit të tyre për t’u ringritur për krimet e radhës, shtuar pasurinë e pamatë e të paligjshme që kanë. Kush mendon se këta kane hallin e ndonjë shqiptari gabon; shihini pasurinë dhe e kuptoni!! Shihini krimet dhe e kuptoni!! Ju kam thënë; këta duan të destabilizojnë vendin për të dështuar reformën në drejtësi’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ervin Salianji humbi garën dhe ja çfarë thotë për kryetarin Basha: Nuk është fundi
Oriela Nebijaj humbi garën për FRPD-në, por e pabesueshme se si e pret…(VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021661043167114
array(1) { ["section"]=> string(116) "erion-brace-sulmon-keq-lulzim-bashen-dhe-grida-dumen-njerin-e-quan-kopil-tjetren-muze-erotike-te-sali-berishes-27127" }