Erion Kristo: Lidhni fytyrën, të bëjmë diçka që ta mbajmë mend

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:34 18-03-2015 Erion Kristo: Lidhni fytyrën, të bëjmë diçka që ta mbajmë mend

Si pjesë e shoqërisë civile Erion Kristo, i ka ftuar qytetarët që në ditën Botërore të Poezisë të imitojnë, veçse këtë herë imitimi është brenda një konotacioni pozitiv dhe një qëllimi të mirë.

“Sot, trendi në botë është si te kjo foto. Imitojeni! Shkruani një deshire tuajën poetike, një varg që ju tërheq, një slogan për poezinë. Lidhni fytyrën! Dhe tregojini botës se shpirti poetik brenda nesh nuk është vrarë nga krimi qe na rrethon. Hajdeni të bejmë diçka magjike, që do ta mbajmë mend gjatë!

Të  shtunën, më 21 mars, është Dita Botërore e Poezisë. Meqenëse këtij vendi i ka vdekur delli poetik, unë ju ftoj të bëni më të mirën tuaj, për të reaguar në mënyre poetike”, shkruan Erion Kristo duke ftuar kështu gjithë qytetarët që t'i bashkohen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028168201446533
array(1) { ["section"]=> string(65) "erion-kristo-lidhni-fytyren-te-bejme-dicka-qe-ta-mbajme-mend-6274" }