Erion Veliaj dhe Eduard Selami takohen në Bruksel, diskutojnë për dialogun…por atë ndërfetar

Publikuar tek: politike, më 10:49 26-01-2016 Erion Veliaj dhe Eduard Selami takohen në Bruksel, diskutojnë për dialogun…por atë ndërfetar Kryetari i Bashkise Erion Veliaj dhe deputeti i PD Eduard Selami ne konferencen ne Bruksel mengjesin e sotem

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe deputeti demokrat Eduard Selami takohen sot në Bruksel në një takim të organizuar nga Parlamenti Evropian dhe grupi i PPE, parlamentarëve të qendrës së djathtë të parlamentit evropian. 

Në fakt, asnjë prej dy zyrtarëve nuk e ka bërë publik këtë aktivitet nga zyrat e shtypit, por ndërkohë, nga fotot që disponon neësbomb.al, ata shihen së bashku në panel me zyrtarët e lartë të parlamentit evropian për të folur për dialogun ndërfetar në Shqipëri.

Kështu, ka filluar mëngjesin e sotëm në Bruksel, në parlamentin evropian, një konferencë dedikuar tërësisht Shqipërisë. Bëhet fjalë për një konferencë të organizuar nga dy nënkryetarë të Parlamentit Evropian Gyeorgy Holvenyi dhe Antonio Tajani e Mariead McGuinnes.

Siç duket në fotot e para që vijnë nga panelistët dhe në posterin e këtij aktiviteti, Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës është në këtë konferencë, ku edhe ka mbajtur fjalën për rastin shqiptar. Po ashtu edhe deputeti demokrat Eduard Selami. Suela Janina, ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel ka hapur siparin e kësaj konference, që siç duket nuk do të shfrytëzohet veç për dialogun ndërfetar, por edhe për dialogun mes forcave politike në Shqipëri, e përkatësisht PD e PS. 

Kryebashkiaku Veliaj, në një prononcim për mediat, tha se mesazhi i Shqipërisë dhe i Tiranës sot është shumë i fuqishëm. “Brenda një kilometri katror kemi kishat e xhamitë tona. Ne festojmë Krishtlindjet, Pashkët, Bajramin dhe muajin e Ramazanit dhe unë besoj se ky është një mesazh për të cilin Evropa është shumë e etur”, tha Veliaj.

Në një kohë kur Shqipëria është në proces anëtarësimi në Bashkimin Europian, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se bashkëjetesa fetare në vendin tonë është një vlerë që i shtohet këtij integrimi. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që vendet gjykohen mbi kriteret e tyre politike, me mënyrën se si avancojnë reformat, por besoj se Shqipëria sjell edhe një “pajë” në përpjekjen e saj për anëtarësim të BE, e cila është përtej politikës dhe ka të bëjë me një pasuri shoqërore, që nëse shumica e vendeve të botës sot konfliktohen për shkak të fesë, Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku konfliktohemi për çfarëdo gjë tjetër, përveçse për fenë dhe besimin”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shprehu vlerësimin që eurodeputetët e djathtë të Partive Popullore Europiane reklamojnë Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj. “Ndihem shumë natyrshëm edhe mes kolegëve të djathtë dhe më vjen mirë që në thelb është një reklamë për Shqipërinë dhe Tiranën dhe besoj se kur të ngrihen duart për vendimet e Shqipërisë, ndër të gjithë kriteret e tjera, do të gjykohemi edhe për këtë lloj pasurie që i sjellim botës në këtë kohë shumë të trazuar prej terrorizmit dhe radikalizmit”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se nëse të majtët dhe të djathtët duan të punojnë për gjëra të mira e gjejnë gjuhën e përbashkët. “Besoj se ky është një mesazh i fuqishëm dhe më vjen mirë që, edhe pse jam kryetar bashkie socialist, gjendem mes eurodeputetëve të djathtë të PPE në BE, ndoshta edhe për të treguar që ku ka vullnet për të punuar për gjëra të mira, për avancimin e kauzave të drejta, gjendet gjuha mes të majtëve e të djathtëve”, përfundoi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shpreh dy shqetësimet për zgjedhjet: Depolitizimi i komisioneve dhe reklamat negative. Basha: Korrupsioni zgjedhor kanceri i vendit
Meta i nxjerr Bashës në tavolinë ‘’RD’’-në: Përballuni me ne në gjykatë! Zbulon dhe arsyen pse LSI-ja sulmohet »
Article Logic
Execution time: 0.033605098724365
array(1) { ["section"]=> string(97) "erion-veliaj-dhe-eduard-selami-takohen-ne-bruksel-diskutojne-per-dialogun-por-ate-nderfetar-30958" }