Erion Veliaj flet te ”Njerëz në Fokus” për udhëtimin në Sri Lanka

Publikuar tek: politike, më 20:24 11-01-2016 Erion Veliaj flet te ”Njerëz në Fokus” për udhëtimin në Sri Lanka

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot për akuzat e bëra ndaj tij pas përmbytjeve që përfshinë vendin dhe kryeqytetin disa ditë më parë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. I ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” në “News24”, kryebashkiaku Veliaj ka folur edhe për vizitën e tij në Srilanka, gjë për të cilin merrnin bazë edhe pjesa më e madhe e akuzave.

Veliaj u shpreh se u nis për këtë vizitë të rëndësishme, pas mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm dhe analizimit të situatës.

“Në fakt duhet të isha nisur me përpara. E shtyva një ditë. E kishim nën kontroll situatën me përmbytjet, dhe vetëm një zonë ishte problematike. Për shkak të rrugëve që nuk përballojnë dot situatën. E vetmja gjë që ishe anomali ishte çështja e Kodrës së Farkës. Rrezikohej shembja e pallateve. Blloqe të tëra betoni që mbajnë njerëz brenda, rrezikonin të ktheheshin në një tragjedi. Ajo situatë u përballua me sukses. Ne e trashëguam këtë situatë. Atë që ka bërë këtë situatë, bërtasin më shumë. Unë përpiqem të fokusohem te puna. Është kollaj të bëhesh si hije, dhe t’ia lësh fajin tjetrit.”

Lidhur me vizitën në Sri Lanka, Veliaj tha:

“Jam nisur atë ditë, pasi u mblodh shtabi i emergjencës, dhe situata ishte nën kontroll. I kuptoj ata që shqetësohen për derdhjen e Shkumbinit, apo situatën në Shijak. Janë bashki të tjera. Ne kishim këtë organizim, pasi një konferencë e tillë do të mbahet edhe në Tiranë. Kjo është arsyeja pse në 20 janar do të kemi një konferencë donatorësh. Unë jam mësuar të marr vendime në interes të qytetarëve shqiptare, dhe për të bërë më të mirën. Tirana ishte në duart e dikujt që i rri mbi kokë. Dhe e monitoron situatën. Ndërtuesi që ka bërë një gropë me lejen nga ata që sot bërtasin, kanë bërë hatanë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vatikani shpreh shqetësimin: Shqipëria ende pa përfaqësues në Selinë e Shenjtë
Jozefina Topalli rrëfen ngjarjen tronditëse në Vlorë: Si më vunë kallashnikovin në kokë »
Article Logic
Execution time: 0.022120952606201
array(1) { ["section"]=> string(69) "erion-veliaj-flet-te-njerez-ne-fokus-per-udhetimin-ne-sri-lanka-29727" }