Erion Veliaj i jep parkingjet me pagesë Besnik Sulës, ja vendimi i plotë i Bashkisë së Tiranës

Publikuar tek: politike, më 15:32 30-12-2015 Erion Veliaj i jep parkingjet me pagesë Besnik Sulës, ja vendimi i plotë i Bashkisë së Tiranës Parku Rinia dhe vendimi i Veliajt

Erion Veliaj i jep parkingjet me pagesë kompanisë  së biznesmenit Besnik Sula, i cili ka edhe bar-restorant ‘’Taiwan’’ në Parkun ‘’Rinia’’.

Zbardhet vendimi i plotë i bashkisë për këtë koncension, publikuar nga BIRN. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur që ta marrë këtë vendim pa njoftim paraprak publik. Një sipërfaqe në Parkun Rinia do të jepet me koncension për 35 vjet.

Kompania ‘’Taiwan Sh.p.k’’ është nën pronësinë e Besnik Sula (80%), Apostol Goci, (5%) Albano Aliko (5%) dhe Avni Braçaj (10%).  Aksionet e Sulës, janë shpallur nën sekuestro që nga korriku i këtij viti për shkak të një detyrimi të pashlyer të tij ndaj një personi tjetër, për shkak të një detyrimi të pashlyer prej 100 mijë eurosh borxhe.

“Vendimi i Këshillit Bashkiak  për “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015. Në tenderin formal për kontratën e koncesionit të zhvilluar në vitin 2009 pati vetëm një pjesëmarrës, i cili u shpall fitues.

Sipas kontratës, kompania Taiwan sh.p.k do të marrë një sipërfaqe toke në Parkun Rinia (sasia e tokës nuk përcaktohet) dhe do të shpenzojë 1.9 miliardë lekë (13.5 milionë euro) për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore me kapacitet prej 1342 vende. Kompania ka paraqitur në Bashki tarifat që do të aplikojë për parkimet, të cilat fillojnë nga tarifa bazë prej 120 lekë për orë, tarifë që ulet në 100 lekë për orën e dytë, të tretë dhe të katërt dhe më pas, në 30 lekë për çdo gjysmë ore më pas. Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës do të marrë një “tarifë koncesioni” prej 10 për qind të fitimee. Kjo formë tarife koncesioni ka rezultuar deri tani shumë e pafat për Shqipërinë, (p.sh. rasti i koncesionit të Bankersit), pasi kompanitë koncesionare janë në gjendje që të fryjnë shpenzimet dhe ta shpallin kompaninë e koncesionit me humbje përgjatë të gjithë periudhës së koncesionit”, shkruan BIRN.

Parku Rinia është një pronë publike që administrohet nga Bashkia e Tiranës.

{gallery}parkuriniavendim{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spartak Ngjela ndjek dhe komenton mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Humor i shkëlqyer, mirë ua bëri Veliaj
Bilanci i Ramës sipas Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.169842004776
array(1) { ["section"]=> string(99) "erion-veliaj-i-jep-parkingjet-me-pagese-besnik-sules-ja-vendimi-i-plote-i-bashkise-se-tiranes-28875" }