Erion Veliaj i rrëmben Ramës "artilerinë e rëndë" Gonxhen, takim Lame-Gonxhe pas 15 vitesh

Publikuar tek: politike, më 08:38 22-08-2015 Erion Veliaj i rrëmben Ramës Artan Lame dhe Blendi Gonxhe

Duket e pabesueshme por që ka ndodhur. Kjo foto është realizuar pak ditë me parë dhe është pikerisht kreu i Aluiznit Artan Lame duke debatuar fortë me Blendi Gonxhen, i cili ka marrë detyrën e drejtorit te Ndërmarrja 1 në Bashkinë e Tiranës. Ish i besuari i deridjeshëm i ish-kryetarit të bashkisë Edi Rama sot punon me Erion Veliajn në të njëjtin institucion që ka punuar më parë në disa funksione.

Por veç të tjerash ka edhe një fakt: Lame dhe Gonxhe kanë qenë miq të fortë, më vonë armiq dhe ja ku vjen ky takim i pas 15 viteve ku duket se koha për ta ka ndalur jo sa i përket fizikut të ndryshuar por për atë që mendojnë për kryeqytetin.

Siç tregojnë burimet ata po flasin per kurorën e gjelbëruar të Tiranës në këtë takim. Vetë Gonxhe duket i impenjuar maksimalisht në kthimin e tij në Bashki.

Vite më parë ishte ai njeriu kryesor i akuzuar për prishjen e digës te Liqeni Artificial çka çoi në përmbytjen e Tiranës së re dhe është pikërisht Gonxhe që po merret me Liqenin Artificial. Dhe siç duket nga fotoja, ai është duke i kërkuar Lames "mend" pas 15 vjetësh në zyrën e  këtij të fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta flet nga Jala: Të tregohet kujdes me “informalitetin”, biznesi është në ditë të vështira
Përplasja për Kishën, Ministria e Jashtme - Greqisë: Po ndërhyni në punët e brendshme »
Article Logic
Execution time: 0.024131059646606
array(1) { ["section"]=> string(93) "erion-veliaj-i-rremben-rames-artilerine-e-rende-gonxhen-takim-lame-gonxhe-pas-15-vitesh-18928" }