Erion Veliaj kafe me Pandeli Majkon në Bllok, flasin për fushatën

Publikuar tek: politike, më 09:38 18-04-2015 Erion Veliaj kafe me Pandeli Majkon në Bllok, flasin për fushatën Pandeli Majko dhe Erjon Veliaj

Erion Veliaj, kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës ka takuar kandidatin e përfolur për të njëjtën bashki nga partia e tij Pandeli Majkon.

Të dy ata janë ulur në një lokal në Bllok dhe po shijojnë një kafe së bashku duke folur edhe për fushatën zgjedhore që i pret përpara.

Veliaj do ketë përballë në garë kandidatin demokrat Halim Kosova dhe kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi. Përveç PS-së, Veliaj ka marrë edhe mbështetjen e LSI-së dhe partive të tjera aleate të koalicionit të majtë.

Dy ditë më parë Veliaj u zyrtarizua si kandidat i së majtës, pas garës që kishte me Blendi Klosin, Pandeli Majkon dhe Artan Lamen. Ilir Meta shprehu për të konsiderata si një kandidat gjithpërfshirës, duke e cilësuar punën e tij si ministër mbreslënëse. Meta përmendi si sukses të Veliajt reformën e pensioneve dhe atë të arsimit profesional. Pas zgjedhjes së tij Veliaj i dërgoi një mesazh urimi kandidatit demokrat Kosova, duke i uruar për zgjedhjen, mesazh që iu rikthye me të njëjtin urim nga Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI zyrtarizon listën për zgjedhjet lokale. Ja 15 kandidatët përfundimtar për bashkitë e vendit
Zyka-Ramës: Pse s’ u ankove për anglishten time kur pyeta Maja Koçijançiç? »
Article Logic
Execution time: 0.022156000137329
array(1) { ["section"]=> string(69) "erion-veliaj-kafe-me-pandeli-majkon-ne-bllok-flasin-per-fushaten-9087" }