Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës

Publikuar tek: politike, më 09:02 23-06-2015 Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj

Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës. Kandidati i majtë për kryeqytetin ka mundur të djathtin, Halim Kosovën, me një avantazh të dukshëm.

Ende nuk kanë dalë rezultatet finale, por sipas të dhënave janë numëruar rreth 95% e votave, duke i dhënë Veliajt një diferencë prej më shumë se 41 mijë votash. Sipas analistëve të trendit të votave, është thuajse e pamundur që Kosova të kalojë në avantazh me 5% e mbetur të kutive të panumëruara.

Veliaj ka marrë deri më tani 152451 vota, Kosova 111217 vota, Gjergj Bojaxhi 15334, Sazan Guri 3161, Arben Tafaj 1871.

Veliaj zëvendëson Lulzim Bashën, që është kryetar i Partisë Demokratike. Basha erdhi në krye të bashkisë në zgjedhjet e 2011, pas viteve të drejtimit të saj nga kryetari i PS-së dhe kryeministri aktual Edi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati i ASHE, Artur Bushi zgjidhet kryebashkiak i Krujës
Dokle: Fitorja e Vangjush Dakos më dha kënaqësi sepse ishte më i sulmuari nga Berishë-propi »
Article Logic
Execution time: 0.02466607093811
array(1) { ["section"]=> string(47) "erion-veliaj-kryebashkiaku-i-ri-i-tiranes-14403" }