Erion Veliaj: Nëse te liqeni ndërtohet një kafene, dorëhiqem më 1 qershor

Publikuar tek: politike, më 16:46 23-02-2016 Erion Veliaj: Nëse te liqeni ndërtohet një kafene, dorëhiqem më 1 qershor

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar protestat e fundit të shoqërisë civile për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit artificial në Tiranë.

Veliaj është zotuar se nëse më 1 qershor kur të inagurohet këndi i lojërave aty do të ketë edhe një kafene, atëherë ai do të dorëhiqet si kryetari Bashkisë së Tiranës.

“Kur më 1 qershor të inagurohet këndi i lojërave dhe nëse aty është ndërtuar gjithashtu një kafene apo restorant atëherë unë nuk do të jem më kryetar i bashkisë tuaj. Ama nuk pranojë gjuhën e dhunës, sidomos për ata që nuk janë prononcuar për një pallat 17 katësh poshtë digës. Bashkia është ende në gjykatë për ta fituar atë betejë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj është zotuar gjithashtu se në atë zonë nuk do të pritet asnjë pemë: “Nëse aty pritet qoftë edhe 1 pemë, unë nuk do të jem më kryetar i Bashkisë së Tiranës më 1 qershor.”

Deklarata e Erion Veliaj pritet të qetësojë situatën në Tiranë dhe shqetësimet e ngrituara nga shoqëria civile. Por ajo që kërkohet nga kryebashkiaku është se zotimi i tij se aty nuk do të ndërtohet asnjë kafene, të mos ketë afat përfundimtar vetëm 1 qershorin e 2016-ës, por “të mbetet në fuqi” edhe më 1 qershor të 2017-ës apo 2018-ës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani intervistë për "Deutsche Welle": Më shumë ekspertizë gjermane në hartimin e ligjeve
Tahiri në Bruksel, merr mbështetje për reformat »
Article Logic
Execution time: 0.019720077514648
array(1) { ["section"]=> string(77) "erion-veliaj-nese-te-liqeni-ndertohet-nje-kafene-dorehiqem-me-1-qershor-33346" }