Erion Veliaj përplaset me përfaqësuesin e sindikatës: Mos bëhemi gazi i botës! Po na fyen inteligjencën (REPLIKAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:45 14-06-2018 Erion Veliaj përplaset me përfaqësuesin e sindikatës: Mos bëhemi gazi i botës! Po na fyen inteligjencën (REPLIKAT) Erion veliaj dhe perfaqesuesi i sindikates

Momente tensioni në takimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Një përfaqësues i sindikatës së artistëve ka dashur të marrë fjalën por kryetari i Bashkisë i ka kërkuar të presë duke i thënë se për të folur janë vetë aktorët prezentë.

Pas shumë replikash e momente tensioni, sindikalisti nuk e mori fjalën dhe u detyrua të presë.

Përfaqësuesi i sindikatës: Unë...

Veliaj: Jo jo, ti je i operas

Përfaqësuesi i sindikatës: Jo nuk jam i operas

Veliaj: Jo të lutem

Përfaqësuesi i sindikatës:  Mos bëhemi gazi i botës. Unë jam përfaqësues i sindikatës së pavarur, i kam në varësi aktorët

Veliaj: Atë s’e ka në varësi familja vet e paske ti ( Për Arben Derhemin)

Përfaqësuesi i sindikatës: Mos na bëj humor tani

Veliaj: Ti me aktorët s’ke punë, unë e kuptoj njëherë me kapele shoqëri civile, njëherë me parti

Përfaqësuesi i sindikatës: Erion unë jam një djalë që jam shkolluar jashtë shtetit

Veliaj: Po na ha kot kohë . Beni (Arben Derhemi) bëri një vërejtje me vend, kjo është e aktorëve . Do ua jap njëherë fjalën aktorëve, pastaj..

Përfaqësuesi i sindikatës : E ke marrë udhëzimin mos ma japësh fjalën por unë do flas

Veliaj: Kjo është një sjellje që s’të nderon, ke ardhur të prishësh takimin. Aktorët flasin vetë, mos ngatërrojmë kekun me byrekun, kjo është për teatrin e aktorët

Përfaqësuesi i sindikatës : ti do ikësh

Veliaj: Unë nuk do iki por do dëgjojmë njëherë aktorët, të lutem se po na fyen inteligjencën të gjithëve këtu

Përfaqësuesi i sindikatës : Unë vi këtu për të përfaqësuar..

Po Beni flet vetë, ca do flasësh, me radhë mo burrë...

(Fjala i kalon aktorit, tashmë drejtor në Teatrin e Fëmijëve Erjon Isai)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshat Arbana përballë Veliajt: Teatri duhet të mbetet aty
Debati për teatrin, reagon Vasili: Artistët përballë manekinëve të përbuzshëm të kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.0040252208709717
array(1) { ["section"]=> string(117) "erion-veliaj-perplaset-me-perfaqesuesin-e-sindikates-mos-behemi-gazi-i-botes-po-na-fyen-inteligjencen-replikat-124349" }