Erion Veliaj tregon pengun më të madh për vitin 2015

Publikuar tek: politike, më 20:14 04-01-2016 Erion Veliaj tregon pengun më të madh për vitin 2015

Moderatorja e emisionit “Vila24”, Andronik Kolka, ka intervistuar në prag të festave të fundvitit kryebashkiakun Erion Veliaj, duke na njohur nga afër me zyrën e tij, punën e përditshme por edhe dëshirat e tij për veten e qytetin.

2016-­ta për kreu e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn pritet të jetë një vit i frytshëm në aspektin personal. Gjatë një interviste për emisionin “Vila 24” ai mes humorit pranon se do të zgjerojë familjen.

“Tani që do rikuperojmë edhe çeqet për bebet, besoj që edhe unë do jap një kontribut personal”, shprehet Veliaj. Më tej gjatë intervistës, ai pranoi se është një tip që i pëlqen shumë të bëjë dhurata, ndërsa nga ana tjetër na njeh më një mangësi të tijën.

“Jam dështak në kërcim. Besoj se njerëzit duhet të thonë të vërtetën dhe e vërteta është që unë jam një dështak në vallëzim. Ajola kërcen shumë bukur, kam përshtypjen që kur perëndia i ndau talentet i shkau dora dhe këtë të vallëzimit e derdhi të gjithin tek Ajola”.

Por kush janë pengjet e tij për vitin që lamë pas?

“Për bashkinë nuk kam pengje. Po ti kthehesha ditës së betimit do kisha bërë ekzaktësisht atë qe kam bërë. Përveshëm mëngët dhe nisëm nga puna. Për Tiranën kemi marrë vendimet e drejta. Duhet të kisha kaluar me shumë kohë me familjen, kështu që rezoluta imi për 2016 është të jem më eficent në detyrë që të mos sakrifikoj familjen”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ku Shqipëria?
Zgjedhje në PD, Basha urdhër të prerë: Të përfundojnë në shkurt »
Article Logic
Execution time: 0.024633884429932
array(1) { ["section"]=> string(58) "erion-veliaj-tregon-pengun-me-te-madh-per-vitin-2015-29151" }