Erion Veliaj zyrtarizohet si kandidati i PS për Tiranën

Publikuar tek: politike, më 18:15 16-04-2015 Erion Veliaj zyrtarizohet si kandidati i PS për Tiranën

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj është konfirmuar zyrtarisht si kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Emri i Erion Veliaj flitej për një kohë të gjatë si kandidati më i mundshëm i PS-së në këto zgjedhjeve, për tu konfirmuar sot zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama i cili njoftoi shkurtimit se “kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj”.

Veliaj ishte në garë brenda PS-së për tu zgjedhur si kandidat për Tiranën me Blendi Klosin dhe Pandeli Majko, por në fund kryeministri Edi Rama ka preferuar ministrin e Mirëqenies Sociale.

Erion Veliaj do të përballet në garën për Tiranën me Halim Kosovën nga PD dhe Gjergjo Bojaxhiun si kandidat i pavarur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD zyrtarizon Voltana Ademin për Shkodrën
Kush janë kandidatet femra që synojnë postin e kryebashkiakeve? Ja profilet »
Article Logic
Execution time: 0.020750999450684
array(1) { ["section"]=> string(60) "erion-veliaj-zyrtarizohet-si-kandidati-i-ps-per-tiranen-8920" }