ERIONA e Mirditës, ekselente e shkencave kompjuterike në Greqi

Publikuar tek: kulture-art, më 12:14 09-09-2017 ERIONA e Mirditës, ekselente e shkencave kompjuterike në Greqi

Historia e studentes në Kretë që nis me një sfilatë si miss kopshti ne Rreshen (2003), shkollimin ne Greqi, nxitur nga fakti se gjyshja vuante nga zemra dhe vetëm chip-et kompjuterike të vëne në shërbim të zemrës mund t’ia shpëtonin dhe zgjasnin jetën ……


Nga Gjergj Marku

Vogëlushja që dikur sfilonte për miss kopshti ne Rreshen, dhe e kisha intervistuar që asokohe për gazetën Mirdita, tashmë është studente ekselente në Krete të Greqisë, e dhenë pas shkencave kompjuterike. Në mes 100 meshkujve, sfidon për të qenë më e mira në shkencat kompjuterike,për të rënë në sy, jo vetëm te stafit akademik në Krete, por dhe atë Europian. 
Pak nga jeta e saj, dhe kush do të jetë mirditorja e ardhshme, që studion në një prej universiteteve me prestigjoz në Europë, ku kanë dalë dhe Nobel për kompjutera. 
Dua të falenderoj mikeshën time V. Polisi, vajza e të cilës ka qenë pjesë e ekipit shqiptar të vajzave qe aspirojne shkencat kompjuterike në këë pjesëmarrje ndërkombetare, që ma bëri të ditur si eveniment interesant, nga ku dhe u rinjoha me Erionën e dikurshme të qytetit të vogël, Rrëshen.

Pak fjalë për jetën tënde në moshë të vogël?

Në Rrëshen kam mbaruar shkollën fillore dhe gjithmonë kam qenë në kontakt me librat shqip, ndaj nuk e kam harruar gjuhen shqipe. Mesuese Gjelina Deda është një nga personat që më ka dhënë mësim që në klasë të parë duke më inspiruar vullnet dhe dëshirë për studim.
Jam rritur me tezet në Rrëshen dhe dikur te gjithë mendonin që isha jetime, sidomos kur fitova miss kopshti. Por prinderit e mi i kisha ne Greqi, ku punonin per të më siguruar një të ardhme më të mirë.

Kur shkove në Greqi?

U bashkova me familjen në moshën 10- vjeçare. Dhe përshtatja me vendin grek ishte veshtirësia më e madhe që kam kaluar pasi nuk dija greqisht. Isha vetem 10 vjece kur studjoja me ore te tera me 4 fjalore prane për të përkthyer librat grek në shqip që të arrija edhe atje rezultate të larta në mësime. Në më pak se 2 vite arrita të rifitoj titullin nxënëse e ekselencës.

Cilat ishin veshtirësite më të mëdha?

Vitet e para kam hasur shumë veshtirësi sidomos për arsye të racizmit që ekziston, por nuk kam ndalur asnje moment për të luftuar për të drejtat e mia. Nuk pranoja dot diskriminim nga nxenesit grek që edhe historine e kombit te tyre, apo gjuhen e lashtë nuk e dinin me mirë se unë. 
Per fat te mirë në Greqi gati te gjithë mësuesit dhe profesorët i kam patur në krah për të më mbështetur dhe inkurajuar për të ecur përpara. E admironin faktin që një vajzë shqipetare ka vullnet për të mësuar jo vetëm lendët shkencore, por edhe historinë dhe gjuhën e lashtë të vendit te tyre...

Pasi mbaron gjimnazin, ti studion më tej në shkencat kompjuterike, përse pikërisht ky drejtim?

Mbarova gjimnazin me rezultate te larta dhe vendosa të studioja shkenca kompjuterike, per dy arsye:
E para, se jeta jone tashme bazohet në teknologji dhe e ardhmja ka gjithmonë e më shumë kerkesë për zbulime shkencore që do përmiresojnë mireqënien e njerëzve. Mua me pëlqejnë jashtë mase kerkimet shkencore. 
Arsyeja e dytë, ose me mirë shkaku që zgjodha këtë degë, ka qenë nëndaja (gjyshja ime që aktualisht jeton në Rrëshen) që kishte nevojë për një aparat(chip) në zemër për të përmirësuar rrahjet dhe qarkullimin e gjakut. Kjo nevojë e nënës më vuri në mendime që duhet të merrem me teknologjine e mjekësisë që të kontriboj sado pak në shpëtimin e jetëve apo kurimin e sëmundjeve të ndryshme

Në cilin universitet po studion?

Aktualisht jam ne vitin e dytë të Shkolles së lartë, këtu në Kretë në një nga universitet më të mira europiane që ka diplomuar shume shkencetarë që kanë marrë çmime Turing Aëards (Nobel per kompjutera).

Më bëri përshtypje një pjesëmarje vajzash në një konferencë shkencore në Barcelone, ku jeni dhe ju. Si ndodhi?

Për sa i përket konferencës në Barcelonë profesoria ime me sugjeroi të shkoja me të pasi kemi marrdhënie të shkëlqyera. Për fat të keq profesioni jonë ka shumë pak femra të interesuara dhe të angazhuara, ndaj diskriminohemi më kollaj në karrierën tonë. P.sh në auditoriumin tim çdo ditë mund të ketë 100 meshkuj dhe vetem 2 femra. (dhe vetem një shqiptare se ne përgjithësi këtu shqiptaret e emigrantëve nuk i vazhdojnë studimet e larta )
Konferenca quhet ëomENcourage dhe ka si qëllim inkurajimin e femrave për te zgjedhur këte degë. Organizohet çdo vit nga ACM Association for Computer Machinery. Dhe atje ka aktivitete të ndryshme dhe konkurse, fjalime nga njerez të rëndësishëm të degës tonë, prezantime projektesh etj.
Vajzat shqiptare i njoha atje dhe në fakt u gëzova pa masë që edhe Shqipëria ka femra talente në këtë degë dhe e përfaqësojnë denjësisht vendin tonë. Unë vërtet mora pjesë si studente greke pasi kam nënshtetësi greke tashmë, por kurrë nuk e mohoj kombësinë time. Shqipëria dhe Greqia kanë kontribuar për këtë që jam sot dhe janë të dy vendet pjesë e imja.

Një mesazh për rrëshenaset e tua!

Kam një mezash për të gjitë femrat që mendojnë që shkencat dhe inxhinieria janë pune për meshkuj. Është shume e rëndësishme që në ambjentet e punes të ketë diversitet midis femrave dhe meshkujve dhe të kontribojmë edhe femrat në shpikjet shkencore që kanë impakt në jetët tona. Sidomos femrat nga Mirdita që shquhen për zgjuarsi dhe përkushtim.
Asgjë nuk është e pa mundur të realizohet nëse ekziston dëshira dhe vullneti, edhe në një qytet të vogë, por kaq të bukur si Rrëshen.

gj.jpg

gj1.jpg

21433146_10212343727340342_5707684231458098669_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përtej dritave shumëngjyrëshe, kamerave, fotove e dukjes... LAJMI I DITËS dje ishte BLERINA SHALARI
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë takim në Varshavë, fokus procesi zgjedhor në Ballkan »
Article Logic
Execution time: 0.0045361518859863
array(1) { ["section"]=> string(67) "eriona-e-mirdites-ekselente-e-shkencave-kompjuterike-ne-greqi-91712" }