Erisa Xhixho tregon mesazhin e Metës para se të merrte pjesë në spektaklin televiziv

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:58 18-11-2017 Erisa Xhixho tregon mesazhin e Metës para se të merrte pjesë në spektaklin televiziv

Prej dy javësh Erisa Xhixhon e shohim çdo të diel në ekranin e Tv Klan si një nga konkurrentet e spektaklit më të ri “C’est la Vie”.  

Për të rrëfyer emocionet e kësaj ekperience të re për profilin e saj si politikane, Erisa ka qenë e ftuara e Aulonës dhe Fatmës në emision “Thumb”. Ajo ka treguar se në fakt shumica e shoqërisë së saj nuk ka qenë dakort por më vonë kanë ndryshuar mendje.

Ndër të tjera ka zbuluar dhe se çfarë i kanë thënë dy nga figurat më të rëndëishme të LSI-së; Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

“Monika ishte mbështetësja më e madhe pasi edhe ajo vetë ka qenë 10 vite më parë konkurrente në puntatën e parë të “C’est la Vie”. Më tha bë qejf, do kënaqesh. Presidenti ka tjetër qasje tani. Më dërgoi sms kurajimi. Bashkëshorti dhe familja ishin skeptik dukë më thënë “Seriozisht e ke që do shkosh, kujdes se mos na fëlliqësh.”,- ka treguar Erisa Xhixho në “Thumb”. /Blitz.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016124963760376
array(1) { ["section"]=> string(91) "erisa-xhixho-tregon-mesazhin-e-metes-para-se-te-merrte-pjese-ne-spektaklin-televiziv-100076" }