Erjon Braçe kallëzim penal për Sali Berishën dhe dy portale

Publikuar tek: politike, më 19:45 07-04-2016 Erjon Braçe kallëzim penal për Sali Berishën dhe dy portale

Deputeti Erjon Braçe ka nisur procedurat për të kallëzuar penalisht për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzat e bëra sot nga foltorja e Kuvendit. Braçe shkruan se që nga nesër, ai dhe avokatët e tij nisin procedurat e kallëzimit ndaj Sali Berishës dhe dy portaleve që publikuan tenderin për të cilën u akuzua.

Deputeti socialist thekson se nuk ka lidhje me tenderin për ndërtimin e një rruge në Divjakë, ndërsa shprehet se në 20 vite nuk favorizuar apo penalizuar ndonjë sipërmarrës.

Deklarata e Erjon Braçes:

Përgjigje Sali Berishës dhe bandës së tij;

Ja e vërteta:

dokumenti i firmës në emër të së cilës flet Sali Berisha!

Shtate shkelje ligji, tërhiqet vetë nga ankimimi administrativ!

Nga nesër kallëzim penal për Sali Berishën dhe portalet e tij!

Sali Berisha dhe banda e tij mediatike,

ja dolën pasdite ta heqin vëmendjen nga ajo që ishte dhe do jetë shumë gjatë shkaku i sulmit ndaj meje;

Koncesionet e Panama Papers-koncesioni i markimit të karburanteve dhe koncesioni i pullave fiskale!

Tani po ja jap edhe unë mundësinë duke u marrë me shpifjet e tij vetëm sot:

E para, për tenderat:

Sali, Çim, Habjon, Armand e Andi (ndjesë që po u drejtohem me emrat tuaj real);

Kurrë, po vërtetë kurrë, nuk jam marrë me ndonjë tender në 20 vite në politikë, as kam lobuar, as kam kërkuar, as kam takuar, as kam favorizuar e as kam diskriminuar ndonjë sipërmarrës; e kam praktikë pune që të mos takoj kurrë kënd!

Nëse gjeni një të vetëm të thotë ndryshe, bujrum nxirreni në publik dhe unë nuk kam më punë me politikën!

E dyta, për tenderin e rrugës Mërtish-Tre Ura;

As jam marrë e as e kam ditur dhe as e di ende kush ka hyrë në tender, kush ka konkurruar, kush ka fituar deri pak para se të flisja në Kuvend, madje kur jam çuar kam qenë në telefon duke marrë informacion për të pas akuzave të Sali Berishës!

Nëse gjeni një nga biznesmenët që paskan marrë pjesë në tender që të thotë se ka kontaktuar, komunikuar apo takuar me mua, bujrum nxirreni në publik dhe unë nuk kam me punë me politikën.

E treta, për firmën që pretendon Sali Berisha se është skualifikuar padrejtësisht nga tenderi, pas informacionit që mora e të cilin nisa ta shqiptoj në sallë, ndaj me sulmuan, rezulton;

Firma në fjalë është skualifikuar nga gara për 7 shkelje të ligjit të prokurimit publik, kur njëra prej tyre është oferta që sipas ligjit quhet “anomalisht e ulët”!.

Pas këtij vendimi të komisionit të tenderit, komision të cilin as sot nuk e di se cili është e jo më ta kem kontaktuar, i njëjti komision i ka dhënë mundësi kompanive të ankohen administrativisht.

Kompania në emër të së cilës flet Sali Berisha e ka paraqitur një të tille, por ndërkohë, dy ditë më pas ka drejtuar në të njëjtin komision këtë shkresë me firmë e vulë të pronarit në të cilën thuhet e zezë në të bardhë:

Nga Alba Konstruksion shpk/ Drejtuar: Bashkisë Divjakë/

Deklaratë

Deklarojmë se heqim dorë nga ankimimi administrativ mbi procedurat e tenderit “sistemim asfaltim i rrugës Mertish-Tre Ura nr. 40/1 prot datë 30.12.2015 drejtuar Bashkisë Divjakë.

Alba Konstruksion/Administrator Xhavit Ismaili.

Tani a mund të më thoni se si kam vjedhur unë dhe si ka mundësi që unë i kam bërë dëm kësaj firme, por edhe parave publike?

Kjo është e vërteta!

Nisur nga kjo;

Që nga nesër unë dhe avokatët e mi nisin procedurat e kallëzimit penal për shpifje ndaj Sali Berishës, portalit të tij SYRI, portalit tjetër Hashtag Albania dhe kujtdo tjetër që se kam parë ende!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko kujton pushtimin fashist dhe rithekson: Zgjedhja është vetëm Shqipëria
Hidrokarburet e “Bllokut 8”, qeveria kontratë me kompaninë “offshore” »
Article Logic
Execution time: 0.02053689956665
array(1) { ["section"]=> string(65) "erjon-brace-kallezim-penal-per-sali-berishen-dhe-dy-portale-37099" }