Erjon Braçe kundër Shoqatës së Hidrokarbureve: Mbron tregun e kapur

Publikuar tek: politike, më 16:10 19-01-2015 Erjon Braçe kundër Shoqatës së Hidrokarbureve: Mbron tregun e kapur

Pas qëndrimit të Shoqatës së Hidrokarbureve mbi çmimin e naftës në vendin tonë, ku u justifikua se e mbante në këtë nivel për shkak të taksave të qeverisë, ka reaguar dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Deputeti i PS, përfaqësues i maxhorancës akuzoi Shoqatën se po mbron tregun e kapur nga individë dhe kompani të veçanta.

“Shoqata e Hidrokarbureve ne mbrojtje te Tregut te Kapur te Karburanteve! Dhe nuk ka si të jetë ndryshe! Asnjë fjalë në deklaratën e saj për përqendrimin e tregut, mungesën e konkurrencës në të dy ekstremet e tij, veçanërisht në shitjen me pakicë. Për pasojë asnjë fjalë për çmimet e padrejta që po ju faturohen konsumatorëve!” shkruan Braçe në profiling e tij në rrjetin social Facebook.

“Por pa problem; transparenca do vijojë!! Çmim me çmim për çdo ngarkesë importi, taksat plus dhe përfitimet nga çmimet e padrejta që aplikohen mbi qytetarët!!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mbledh grupin parlamentar të PD: Dekriminalizimi, kauza jonë fisnike
Deputeti i LSI, Kapurani mohon akuzat e PD për energjinë: Janë shpifje të PD »
Article Logic
Execution time: 0.034665107727051
array(1) { ["section"]=> string(70) "erjon-brace-kunder-shoqates-se-hidrokarbureve-mbron-tregun-e-kapur-955" }