Erjon Braçe për Berishën: Palaço, nuk do të lë gjë pa thënë po shave herë tjetër

Publikuar tek: politike, më 20:03 16-04-2015 Erjon Braçe për Berishën: Palaço, nuk do të lë gjë pa thënë po shave herë tjetër Braçe e Berisha ne foltoren e Kuvendit

Erjon Braçe reagon sërish. Dhe këtë radhë e ka me Sali Berishën. Nuk ia ka kursyer epitetet “Palaço”, “hajdut banal”, “vrasës barbar”, “pelikani i Lagunës ka më shumë mendtë se ty”. Reagimet në facebook të Braçes vijnë pas fjalorit të sotëm të Berishës në kuvend, kur një deputeti i tha “bastard” ndërsa Erjon Braçes i tha “rrugaç”. 

“Nuk do të gjë pa i thënë po e dëgjova sërish të shajë e të fyejë deputetë apo njerëz të zakonshëm në sallën e Kuvendit” paralajmëron Braçe, i cili fton mediat të shohin çdo seancë me një tjetër sy.

“Jam i bindur se edhe fëmijë, apo edhe më plak se sot, ka qenë dhe do të jetë i njëjti barbar që nuk respekton asnjë vlerë njerëzore, përfshirë dinjitetin dhe ndjeshmërinë e gjithkujt që shan, fyen, sulmon, përgojon” shton Braçe.

Fjalori në Parlament, është rënduar shumë për shkak të klimës së acaruar politike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Krujës, është Hamdi Pasha
Ilir Meta për Veliajn: Përzgjedhja e tij ka qenë shumë e vështirë »
Article Logic
Execution time: 0.019201040267944
array(1) { ["section"]=> string(83) "erjon-brace-per-berishen-palaco-nuk-do-te-le-gje-pa-thene-po-shave-here-tjeter-8936" }