Braçe: Prokuroria të reagojë, Sali Berisha vret me gojë e pushkë

Publikuar tek: politike, më 12:26 28-01-2015 Braçe: Prokuroria të reagojë, Sali Berisha vret me gojë e pushkë Erjon Braçe

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka kritikuar prokurorë e gjykatës që nuk kanë reaguar për “krimet e Berishës që njollosin gjithkënd”.

Braçe thotë se Sali Berisha u ka dalë zot vrasjeve të 21 janarit, por Prokuroria rri e shikon. “Nuk ka më të reja nga ato që thotë Sali Berisha!Asfare!Por nga anë tjetër, durimi po soset. Sali Berisha i del për zot vrasjeve të 21 janarit dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon. Sali Berisha dëshmon për ngjarje kriminale duke ndryshuar tërësisht të dhënat, provat e dëshmitë, dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon. Sali Berisha shpif, vendos në ngjarje kriminale njerëz tërësisht të pafajshëm dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon. Prokurorë e gjykatës, jepini fund këtij krimi qe po njollos gjithkënd, vret me gojë e pushkë këdo që e mendon kundërshtar të tij!! Duhet tani”, shkruan deputeti Braçe, pas intervistës së ish-kryeministrit Berisha dhënë në “News 24”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontrolli për qytetarët, fituese biznesmenia që tregton Duhanin
PD: Rama të ulë çmimin e naftës dhe të energjisë, ndryshe protesta masive »
Article Logic
Execution time: 0.019465923309326
array(1) { ["section"]=> string(73) "erjon-brace-prokuroria-te-reagoje-sali-berisha-vret-me-goje-e-pushke-1714" }