Erjon Braçe publikon ‘’Listën e Zezë’’ të Gërdecit, kë ka futur në rreth deputeti?

Publikuar tek: politike, më 11:42 15-03-2016 Erjon Braçe publikon ‘’Listën e Zezë’’ të Gërdecit, kë ka futur në rreth deputeti?

Erjon Braçe, deputeti socialist publikon sot  ‘’Listën e Zezë’’ të krimit të Gërdecit, më 15 mars 2008, siç ai e quan. Po kë ka futur ‘’në rreth’’ deputeti?

“VETEM 8 VITE PAS KRIMIT ME 26 TE VRARE!!Lexojeni këtë listë;

Sali Berisha-i pa hetuar, i pa gjykuar, i lirë;

Shkelzen Berisha-i pa hetuar, i pa gjykuar, i lirë;

Fatmir Mediu- i hetuar, i pa gjykuar, i lirë;

Mihal Delijorgji- i hetuar, i gjykuar, i dënuar, i lirë, në proces shpërblimi;

Dritan Minxholli- i hetuar, i gjykuar, i dënuar, i lirë;

Ylli Pinari- i hetuar, i gjykuar, i denuar, i lire;

Luan Hoxha- i hetuar, i gjykuar, i dënuar, në azil-i lirë;

Një seri ushtarakësh nën të, duke filluar me

Shpëtim Spahiun dhe Zija Bahjen- të hetuar, të gjykuar, të dënuar, të lirë ose me vendim të pezulluar.

Ka dhe emra të tjerë qe figurojne neper dokumenta te pa hetuar fare.

Ashtu siç ka një krim të rëndë të lidhur me ngjarjen por të pa hetuar kurrë siç duhet, VRASJA E DESHMITARIT KYÇ KOSTA TREBICKA.’’, shkruan Braçe.

Dhe sipas tij gjykatësit që i vunë vulën si "aksident teknologjik" krimit shtetëror të Gërdecit, kualifikim që përjashtoi "rrethanat rënduese", me pasojë dënime qesharake dhe lirimin e shpejtë të gjithkujt janë:

“Gjykata e Larte:

Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni;

Gjykata e Apelit:

Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri.

Gjykata e Tiranes;

Ridvan Hado, Shefkije Demiri dhe Fatmira Hajdari.

Mbajini mend këto emra, kërkoni për ta; ju rezulton se janë edhe herë të tjera në procese politike apo të lidhur me politikën e Sali Berishes dhe gjithnjë propozime për të qeverisur drejtësinë!!

Për të gjithë kritikët e djeshëm;

E kuptoni se çdo pushtet, sado legjitim të jetë, pa drejtësinë e pavarur, të ndershme të drejtë e të barabartë për të gjithë, nuk ka asnjë vlerë?

Këtë thashë dje, këtë kam thënë edhe më herët e këtë do vijoj të them.”, përfundon Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Unë kam lindur për të qenë i goditur, Tahiri vjen pas meje. Këshilla për punonjësit e policisë...
"Edi Rama merr në mbrojtje të kërkuarin e FBI për mashtrim financiar", PD e fut në rreth »
Article Logic
Execution time: 0.022814035415649
array(1) { ["section"]=> string(82) "erjon-brace-publikon-listen-e-zeze-te-gerdecit-ke-ka-futur-ne-rreth-deputeti-35128" }