Erjon Braçen e shastis Ben Blushi. Deputeti shpjegon arsyen pse

Publikuar tek: politike, më 14:41 07-03-2016 Erjon Braçen e shastis Ben Blushi. Deputeti shpjegon arsyen pse

Erjon Braçen, deputetin socialist, e shastis kolegu i tij Ben Blushi. Në një status të shkurtër, Braçe ka shpjeguar edhe arsyen pse pavarësisht se nuk e ka përmendur me emër. Por dje ka qenë Ben Blushi që ka folur në një intervistë të TV Scan lidhur me kërkesën e Eduard Selamit për të firmosur në themelimin e PD-së.

“Më shastis fare;

Ngazëllimi i përsëritur i një kategorie politikanësh për të na rrëfyer si u bënë pjesë e themelimit të PD, si firmosën osë jo për PD, militimin në PD, largimin nga PD, keqardhjen për PD etj etj.

Nuk tregojnë dot asgjë nga PS dhe ky është problem i madh.

Për cilindo që s’ka qenë asnjë ditë në PD, as mos u ndjeni keq hiç fare, zgjodhëm të jemi në PS dhe kemi bërë gjënë e duhur!!”, shkruan Braçe.

Ndërsa Blushi thoshte gjatë intervistës: “Në vitin ’90-’91, mbaj mend, kur u krijua Partia Demokratike unë kam qenë student dhe gjatë gjithë Lëvizjes së Dhjetorit unë isha aty, me shumë shokë. Eduard Selami, sot është deputet I PD-së, ka qenë edhe mik, edhe pedagog i imi i Estetikës. Mbaj mend që ai ka ardhur dhe më ka thënë që ‘’a do të firmosësh për 3.00 firmat e para’’ me të cilat u themelua PD. S’kisha shtytje. I thashë ‘’jo’’ dhe s’kam firmosur, në fakt. I thashë ‘’Jo’’ sepse mendoja, ose e ndieja, se nuk ishet gjëja që mund t’I përshtatesha dhe koha e tregoi. Kam pasur plot raste që mund të shkoja në PD, por nuk e ndieja.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi flet pas mbledhjes së PS: Çfarë e pengon të thotë emrat e kriminelëve dhe kërkesa që i bëri Ramës
Balla flet pas mbledhjes: Blushin e pyetëm kush janë kriminelët brenda PS, nuk tregoi »
Article Logic
Execution time: 0.06231689453125
array(1) { ["section"]=> string(68) "erjon-bracen-e-shastis-ben-blushi-deputeti-shpjegon-arsyen-pse-34467" }