Erjon Veliaj, Bledi Çuçi, Ergys Hoxha e Gaz Paja… e kanë vështirë me topin e futbollit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:24 27-03-2015 Erjon Veliaj, Bledi Çuçi, Ergys Hoxha e Gaz Paja… e kanë vështirë me topin e futbollit

Epo pas gjithë këtyre kohëve vrulli politik, shokët e dikurshëm dhe të sotëm, të përfshirë në politikë dhe në administratë, gjejnë mënyrën të shtensionojnë muskujt, e t’i kthehen një pasioni të vjetër, kalçetos.

Bëhen bashkë politikanë, administratorë, aktorë, shoqëri e vjetër dhe e re, dhe që nuk ka të humbur dhe fitues. Erjon Veliaj, Bledi Çuçi, aktori Gaz Paja, drejtori i Antikorrupsionit Ergys Hoxha dhe miq të tyre janë bërë bashkë për të shfrytëzuar orarin 22.00-23.00 të mbrëmjes së djeshme të luanin kalceto. Newsbomb e ndoqi ndeshjen  e miqve që ditë pas dite gjejnë shumë pak kohë për të kaluar me njëri tjetrin. Eshtë i vetmi moment ku nuk flitet për politikë e administratë.

Dhe, siç u pa nga loja, duket se nuk ishin në formën e tyre më të mirë fizike, për shkak të mosimpenjimit me sport për një kohë të gjatë. Kjo kuptohej fare qartë nga ecjet në fushë, dhe pozat për aparatin fotografik. Mos duhet patjetër që të shtojnë aktivitetin fizik herë pas here? Eh, dhe ata në fund të ndeshjes e thanë këtë, por…me fillimin e zgjedhjeve lokale, duket se sporti i vetëm do të jetë politika, dhe administrata.

{gallery}fcb{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055068969726562
array(1) { ["section"]=> string(88) "erjon-veliaj-bledi-cuci-ergys-hoxha-e-gaz-paja-e-kane-veshtire-me-topin-e-futbollit-7070" }