Erjona Alaj, shqiptarja që po pushton pasarelat e botës (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:05 13-01-2016 Erjona Alaj, shqiptarja që po pushton pasarelat e botës (Foto)

Erjona Alaj është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botën e modës. Ndonëse jo shumë e njohur në vendin e saj, modelja me origjinë nga Kosova deri më tani ka pasur një sërë bashkëpunimesh me shtëpitë më prestigjioze të modës.

Së fundi, Alaj është shfaqur në numrin e ri të revistës prestigjioze “Cosmopolitan”. Ajo duket me një stil shumë elegant, duke prezantuar veshjet e markave të njohura botërore si: Michael Kors, DKNY, Louis Vuitton, MaxMara, Balmain, Mango etj. Përveç kësaj, Erjona duket të jetë një ndër modelet më të kërkuara. Është parë të sfilojë në javë të ndryshme të modës, për markat e njohura botërore, raporton Telegrafi.

E lindur në Mitrovicë në vitin 1995, prindërit e Erjonës janë shpërngulur në Norvegji, kur ajo ishte 2 vjeçe, transmeton koha.net. Karriera e Alajt si modele filloi në vitin 2010, ku ishte përcjellësja e parë në garën ndërkombëtare të “Elite Model Look”.

Debutoi për herë të parë në sfilatën e Balenciaga në Paris më 2011. Nuk vonoi shumë dhe nga faqja e njohur models.com, Alaj u shpall si njëra prej modeleve më të mira të agjencisë së modës.

Ajo modelon për Marc Jacobs, Alexander Wang, Louis Vuitton Proenza Schouler në New York, kurse bëri paraqitje fenomenale në sfilatën e “couture” të Azzedine Alaia në Paris.

Por, bazuar në suksesin e kësaj bukurosheje 20 vjeçare, del që ajo edhe pse e panjohur për publikun shqiptar, është e njohur për të gjitha shtëpitë dhe stilistët e modës në tërë botën.

Këtë sukses modelja kosovare po e vazhdon edhe në këtë fillimit.

Alaj-3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031041860580444
array(1) { ["section"]=> string(65) "erjona-alaj-shqiptarja-qe-po-pushton-pasarelat-e-botes-foto-29841" }