Erkand Qerimaj flet pas medaljes së bronzit: Pres shpërblim, jam në mëshirë të shtetit shqiptar; Doping në garë? Gëzoni pa frikë

Publikuar tek: sport, më 10:34 24-01-2018 Erkand Qerimaj flet pas medaljes së bronzit: Pres shpërblim, jam në mëshirë të shtetit shqiptar; Doping në garë? Gëzoni pa frikë

Erkand Qerimaj merr medalje bronzi në botërorin e peshëngritjes.

Shkodrani nderoi Shqipërinë me çmimin e tretë në botërorin e zhvilluar në Amerikë në stilin e shtytjes deri në 77 kg.

Në një komunikim për neës 24 Qerimaj tregon emocionet për këtë medalje dhe garanton të gjithë që të gëzojnë pa frikë, pasi rezulton i pastër pas testit për doping.

“Jam shumë i emocionuar për medaljen e bronzit, ky është një rezultat shumë i madh, është historike”, u shpreh peshëngritësi, i cili është pyetur më tej edhe për shpërblimin që merr ai pas një medalje të tillë.

“Financiarisht do të shohim çfarë do na thonë të ministrisë, nuk e di saktësisht nëse do të marr shpërblim apo jo. Në vitin 2002 Ilir Suli u vlerësua nga ish -kryeministri Nano me një shtëpi dhe 100 mln lekë. Deri tani nuk e di a do marr, pra jam në mëshirë të drejtuesëve të shtetit. Pres të marr një vlerësim sepse se të dërgosh flamurin në botëror, vendi i tretë në botë nuk është pak, këto janë rezultate shumë të rralla, është rezultati i parë pas 15 vitesh”, tha Qerimaj.

Erkandi foli edhe për testin antidoping dhe garantoi se është i pastër.

“Kam bërë testin për doping në urinë dhe në gjak, gjithçka është e pastër, mund të gëzoni pa frikë”, tha ai.  

Peshëngritësi shqiptar u rendit i katërti por fituesi i vendit të tretë rezultoi me doping, dhe automatikisht Qerimaj kaloi në vend të tretë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme, talenti kombëtares shqiptare pranë firmës me klubin e njohur të Serie A
Largoi Kutinjon, Liverpool kërkon me insistim talentin francez »
Article Logic
Execution time: 0.0046908855438232
array(1) { ["section"]=> string(131) "erkand-qerimaj-flet-pas-medaljes-se-bronzit-pres-shperblim-jam-ne-meshire-te-shtetit-shqiptar-doping-ne-gare-gezoni-pa-frike-107730" }