Ermal Meta heq dorë: Kam nevojë të shplodhem

Publikuar tek: kulture-art, më 12:20 27-04-2018 Ermal Meta heq dorë: Kam nevojë të shplodhem Ermal Meta pasi fitoi festivalin e Sanremos

Këngëtari shqiptar i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion, Ermal Meta në një intervistë për prestigjozen Vanity Fair Italia, ka thënë se do të distancohet disi nga kënga.

Meta ka thënë se pas konkursit europian, do të zgjedhë të mos organizojë për njëfarë kohe koncerte me justifikimin se ka nevojë të shplodhet dhe të bëjë disa udhëtime. Ai ka thënë se e ka të nevojshme të kthehet në Shqipëri, sepse e merr malli shpesh për gjuhën mëmë.

"Në një vit më ndryshoi jeta. Gjithçka është dyfishuar krahasuar me vitin e shkuar. Ndërveprimet në rrjetet sociale, disqet e shitura. Mendova se i kisha lodhur njerëzit, pas tre vitesh. Duhet heshtja herë pas here. Vitin e ardhshëm nuk ka koncerte, 2019 do të jetë një vit pushimi.

Kam nevojë të shlodhem pak, të udhëtoj. Më pëlqen të shkoj në Indi, të shkruaja një roman të frymëzuar nga ato vende. Dua të marr me qira një “bed&breakfast” në Islandë, një dhomë me piano vetëm për të shkruar. Pastaj dua të shkoj në Amerikë, nga bregu në breg me makinë, me vëllain tim. E ndoshta dhe në Japoni, dhe disku im i ardhshëm do të jetë i frymëzuar nga tinguj oriental", ka thënë Meta në intervistën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Promovimi i fshatrave shqiptarë, South Outdoor Festival bën bashkë LEGJENDAT
Mori postin e lartë në Paris, KRYETARI letër ministrit të Kolumbisë: Është kundër standarteve »
Article Logic
Execution time: 0.0052640438079834
array(1) { ["section"]=> string(50) "ermal-meta-heq-dore-kam-nevoje-te-shplodhem-118528" }