Ermal Meta, shqiptari që do të garojë për çmimin e parë në Sanremo

Publikuar tek: kulture-art, më 19:01 18-01-2016 Ermal Meta, shqiptari që do të garojë për çmimin e parë në Sanremo

Ermal Meta do të jetë sërish në Sanremo, si një prej 8 të rinjve të përzgjedhur. Këtë radhë do të ngjitet në skenë vetëm me këngën e krijuar dhe të kënduar prej tij “Odio le favole”. Jo si në vitin 2010 kur në festivalin e muzikës së lehtë italiane mori pjesë bashkë me grupin e tij “La fame di Camilla” me këngën “Buio e Luce”.

As si në Sanremo 2013 kur në skenë u ngjit virtualisht, si autor i këngës “Non so ballare” (Nuk di të kërcej) që u këndua nga Annalisa Scarrone në kategorinë e kampioneve apo shkurtin e shkuar kur ishte i pranishëm si autor i “Straordinario”, kënga e kënduar nga Chiara, raporton ‘ShqiptariItalisë”.

Pas tre albumesh e shumë koncertesh me grupin e tij La fame di Camilla, vitet e fundit Ermali i është përkushtuar karrierës së kantautorit. Edhe pse vetëm 34 vjeç, gjatë viteve të fundit ka kompozuar këngë edhe për një sërë artistësh mjaft të njohur si Marco Mengoni, Francesco Renga, Emma Marrone, Annalisa Scarrone, Chiara Galiazzo, Patty Pravo (me të cilën edhe këndon “Non mi interessa”), Clementino, Francesco Sarcina, Lorenzo Fragola, Fedez.

Festivali që do të mbahet nga 9 deri në 13 shkurt 2016.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blogerja shqiptare Edisa Shahini në garë mes 2 më të mirave në Austri
Puthje në buzë mes dy meshkujve në Teatrin Kombëtar, aktori: Përse e bëmë »
Article Logic
Execution time: 0.019629955291748
array(1) { ["section"]=> string(71) "ermal-meta-shqiptari-qe-do-te-garoje-per-cmimin-e-pare-ne-sanremo-30332" }