Ermir Kodra rrëfen Parmën, si u bë presidenti më i ri në Serie A

Publikuar tek: sport, më 20:55 22-01-2015 Ermir Kodra rrëfen Parmën, si u bë presidenti më i ri në Serie A

Ermir Kodra bëhet në këtë mënyrë i pari president shqiptar i një klubi të Serisë A e madje është njëkohësisht edhe presidenti më i ri në historinë e saj.

Thuhet që ka gjithmonë një herë të parë por kjo herë e parë është një nga ato që meritojnë të shkruhen në listën e gjërave të rëndësishme. Është Ermir Kodra, presidenti i ri i Parmës. Lajmi që brenda pak minutash bëri xhiron e mediave kryesore të Italisë shënon një precedent të rëndësishëm. Ermir Kodra bëhet në këtë mënyrë i pari president shqiptar i një klubi të Serisë A e madje është njëkohësisht edhe presidenti më i ri në historinë e saj. Por kush është 29-vjecari që i ka surprizuar të gjithë, e bën vetë ai në një intervistë për SS.

"Jam Ermir Kodra, vij nga bota e biznesit. Kam mbaruar "Fakultetin e Ekonomisë" në "Universitetin e Tiranës" dhe kam shtatë vjet  që punoj në fushën e hidrokarbureve. Konsorciumi Dastraso ka blerë mazhorancën e aksioneve të Parmës. Unë përfaqësoj Dastraso Holding, që është një kompani hidrokarbure dhe hapi i parë që ne kemi bërë në fushën e sportit është këtu në Itali, por që kompania jonë do të operojë dhe në fushën e hidrokarbureve, ku është pika e saj kryesore në shtetin italian".

Me një histori më shumë se 100-vjeçare, Parma është një ndër klubet e rëndësishëm të futbollit italian me tifozë të shumtë në Gadishullin e Apenineve dhe mbarë botën dhe që tani marrin një mesazh shprese për rimëkëmbjen financiare nga presidenti i ri shqiptar.

"Gjendja financiare e klubit të Parmës nuk them që është optimale, madje është e rënduar por ne kemi strategjinë dhe besimin se klubi i Parmës me investimet që do të bëjmë do të rregullohet si në planin financiar, gjithashtu dhe në atë sportiv".

Deri dje mund të tingëllonte e çuditshme, por me presidentin e parë shqiptar në Serinë A tani edhe lajmet e rëndësishme të merkatos në Itali jepen në shqip.

"Siç e keni parë deri tani ne jemi duke bërë afrime shumë cilësore. Jemi në kërkim të një sulmuesi, të një top-player. Me dëshpërim ju konfirmoj që nuk kemi arritur të mbyllim marrëveshjen me Balotellin por që gjithsesi jemi ende në kërkim të një lojtari të madh".

Në sezonin aktual Parma  lufton për mbijetesën në Serinë A dhe Ermir Kodra garanton se presidenca e re do të bëjë të pamundurën që klubi të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit italian.

"Ne po bëjmë maksimumin dhe japim garancinë se po punojmë për zgjidhjen e problemeve financiare dhe mbi të gjitha për atë që është pjesa më e rëndësishme, qëndrimin në Serie A".

29-vjeçari që përfaqëson interesat e fondit ruso qipriot Dastraso Holding siguron se përforcimet shqiptare te Parma janë mbyllur me atë vetë dhe Andi Lilën, por ku i dihet në futboll kurrë mos thuaj kurrë, pastaj dhe kaq mjafton që për klubin emilian të bëhet shumë tifo edhe në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rally Albania 2015, fluksi i kërkesave zë ngushtë organizatorët
I ashpër francezi Ribery: Topi i Artë… manipulime dhe politikë! »
Article Logic
Execution time: 0.025004148483276
array(1) { ["section"]=> string(59) "ermir-kodra-rrefen-parmen-si-u-be-president-ne-serie-a-1240" }